Rezervimet për qëndrim gjatë natës kur do të luhet Super Kupa e UEFA janë anuluar për shkak të dyshimeve se mund të ketë sulme terroriste në Shkup, shkruan Plusinfo.

Një gjë të tillë e thonë një pjesë e grupeve të tifozëve. Poashtu sipas të njëjtit portal, një gjë e tillë, prej disa ditësh po qarkullon edhe në rrjetet sociale.

Ky portal, thotë se deri tek ky informacion ka ardhur nga disa tifozë, të cilëve iu ka mbërritur një mesazh i tillë nga tifozë të huaj që kanë bërë rezervime te mëparshme nëpër hotelet e kryeqytetit.

Në fotografinë në fund të tekstit mund të shihet një mesazh në gjuhën angleze, të cilin e ka marrë një tifoz i huaj nga një hotel në Shkup, e pastaj e ka dërguar deri tek tifozët maqedonas të Manchestar United.

“Ne jemi të detyruar nga ana e Qeverisë për të ju informuar si mysafir i yni, se janë marrë kërcënime për sulm të mundshëm terrorist më 7 dhe 8 gusht”, shkruan në fillim të mesazhit.

sms kercenuese

Nga Qeveria e mohojnë një gjë të tillë, si dhe për atë se kanë kërkuar nga hotelet që t’ua dërgojnë mesazhet e tilla.

Tifozët e Manchestar United pretendojnë se kjo është vetëm një mashtrim i hotelierëve, për t’i tërhequr me herët rezervimet, sepse më vonë të njëjët hotele kanë ofruar strehim me shuma me të larta.

14