Alarmon NATO: Rrezja e raketave Koreano Veriore kap Evropën

“Ne e pranojmë se Evropa është futur në shtrirjen raketore [të Koresë Veriore], dhe shtetet anëtare të NATO-s tashmë janë në rrezik”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg për gazetën “Yomuiri Shumbun”.

Ai ka theksuar se NATO i ka mbrojtur vendet e veta anëtare nga kërcënimet e raketave balistike, por nevojiten më shumë përpjekje diplomatike për të gjetur një zgjidhje paqësore për këtë konflikt.

“NATO ka kapacitete dhe vendosmërinë për t’iu përgjigjur çfarëdo kërcënimi dhe agresioni”, e ka bërë të qartëStoltenberg, duke insistuar se aleanca ushtarake nuk dëshiron luftë.

“Asnjë aleat i NATO-s dhe natyrisht as vetë NATO nuk dëshirojnë luftë… sepse do të ishte katastrofë”, ka thënë ai.

Stoltenberg do ta vizitojë Japoninë sot dhe nesër.

Raketat e Koresë Veriore tashmë kanë kapacitet për ta goditur Evropën, gjë që i vë në rrezik anëtarët e NATO-s, ka thënë shefi i aleancës Jens Stoltenberg para një vizite në Japoni dhe Korenë Jugore. Megjithatë, ai ka insistuar se aleanca ushtarake ka aftësi për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne