Albpetrol po shet nje pasuri të tërë, naftë e gaz. Blerësit: Endri i Koços apo Endi i super Damianit?

(Skandal) Një pasuri e tërë po shitet me shpejtësi nga kompania publike ALBPETROL.

Tenderat ndjekin njeri tjetrin me një shpejtësi që është në kontrast të thellë me vlerën e pasurisë që po nxirret në shitje.

Jo vetëm kaq. Por askush nuk po njoftohet se kush po e ble këtë pasuri.

Nuk ka transparencë, madje as sa në rastin kur njoftohet thirrja për shitje, domethënë një njoftim i thjeshtë për fituesit.

Me 22 Gusht, ALBPETROL njoftoi se do të shiste 200.000 tonë naftë dhe njoftimi ishte ky:

Shitje e naftës bruto, sasia 200 000 tonë, në pikat e levrimit CTF Marinëz (Bankers/HUB Fier), Stacioni Usojë, 16/1 (ARMO) Ballsh, Stacioni Zharrëz, Stacioni Sheqishtë, Stacioni Gorishtë, Stacioni Visokë, Stacioni Kuçovë.

Shitja u krye, por as në faqen e ministrisë së linjës-ministrisë së Energjisë, as në faqen e ALBPETROL, nuk ka asnjë njoftim për blerësin, çmimin të cilin ofroi dhe rezultoi fitues, vlerën që arkëtoi kompania nga kjo shitje.

Sasia është shumë e madhe, vlera e llogaritur me dyshemenë e përcaktuar nga një formulë që nuk ndryshon, kalon te 45 milionë dollarët, por transparence nuk ka. Madje nuk thuhet as se për çfarë do të perdoret nafta bruto e shitur.

Ndërkohë, pavarësisht mungesës se theksuar të transparencës për shitjen e parë, një tjetër shitje maramendëse është njoftuar nga ALBPETROL dy ditë më parë, tani është shitje gazi.

Njoftimi i kompanise publike ALBPETROL është ky:

Shitje gaz shoqërues, sasia 3 000 000 Nm3, gaz i prodhuar ne vendburimin Cakran Mollaj. Tërheqja 600 000 Nm3  brenda 1 viti nga data e nënshkrimit të kontratës dhe 3 000 000 Nm3 brenda 5 viteve nga data e nënshkrimit të kontratës.

Këtu specifikimet  të shtyjnë për pyetje të tjera.

Ç’është kjo shitje që “zgjat” 5 vite? Mos vallë ALBPETROL po shet gaz që ende nuk është prodhuar?

Në po, me ç’të drejtë e bën këtë?

Menaxhimi i kompanive publike, posaçërisht ALBPETROL ka prodhuar një mori skandalesh në vite, pavarësisht se kush ka qenë në krye të qeverisë së vendit, të djathtët e Sali Berishës apo këta të majtët e Edi Ramës.

Skandalet dhe abuzimet që nuk ndalen në të, po shtyjnë qeverinë drejt privatizimit të asaj që ka mbetur nga industria e madhe e naftës në vend.

Por ndërsa qeveria po mendon këtë, kishte edhe një rrugë më të shkurtër, përmirësimin e qeverisjes së kompanisë më të madhe publike në vend, kompani e cila operon në pasurinë më të madhe të vendit.

Në një element jetik kudo ku ka një industri të tillë: Transparenca!

Mesa duket askush nuk e do një gjë të tillë ndaj Endri Puka apo Endri i Kocos dikur, trashëguar si Endri i Damianit tani, po nxiton të shesë gjithçka.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne