Kanë arrestuar ata të dy që më goditën me thikë? Më bëhet qejfi, sepse kështu duhet, por i takon drejtësisë të merret me ta. Nuk ju uroj asgjë pasi nuk kam asnjë gjë ndaj tyre. Për mua rëndësi ka që jam gjallë”. Janë fjalët e Aldi Shpijati 21-vjeçarit shqiptar, futbollist i skuadrës së Arcetana në Itali. tashmë ai ka dalë nga reanimacioni në spitalin “Santa Maria Nuova” në Reggio Emilia. Është i aftë të çohet paksa dhe të flasë ndërsa njërin nga krahët e ka të fashuar.

“Më e keqja kaloi. Nuk e di ende për sa kohë duhet të qëndroj në spital” – thotë i riu. Në spital e mësoi se janë arrestuar 2 personat që e sulmuan me thikë në natën mes të shtunës dhe të dielës 8 ditë më parë në një parkim në Scandiano. Ngjarja ndodhi rreth orës 3.30 pasi ai kishte dalë nga një diskotekë. Aldi ndërhyri për të ndihmuar një shokun e tij i cili u përfshi në një sherr, por u godit 3 herë me një thikë 8.5 cm të gjatë të gjetur më pas nga karabinierët.

Autor i dyshuar është reperi Juri Margini, 20 vjeç dhe Emilio Finizio me nofkën “Malacarne”, 36-vjeç nga Sassuolo. Për të dy është dhënë masa e arrestit me burg me akuzën e tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Image result for aldi shpijati

I plagosuri ka thënë se i njihte autorët më shumë nga emri sesa si fytyrë. Ai ka deklaruar se atë mbrëmje ishte i shoqëruar me 5 miq të tij, djem dhe vajza. Fillimisht kishin shkuar në diskotekën “Corallo” dhe më pas në një bar për të ngrënë diçka.

“Reperi nuk ka lidhje me atë që ka ndodhur. 10 minuta më parë pati një sherr për arsye banale. Ata të dy ndërhynë duke provokuar një sherr të dytë duke u sjellë me arrogancë. Kur pashë mikun tim maroken të vënë me shpatulla pas muri me një thikë të vendosur në fyt u hodha për ta mbrojtur. Dhe ata u kapën me mua. Reagova instinktivisht. Bëra atë që duhet të bënte kushdo tjetër. Dua të falënderoj mjekët që më sollën në jetë”.

Ai nuk i vuri re që në fillim plagët e marra.

“Ishim 200 metra nga ndihma e shpejtë dhe shkova aty në këmbë i ndihmuar ngas hokat. Kisha duart e gjakosura ndërsa shihja që nga barku kisha gjakderdhje të madhe. Aty mendoja se do më vendosnin 2 qepje dhe do të kthehesha të luaja futboll të nesërmen. Vetëm më vonë e mora vesh që isha goditur në organe jetësore si mushkëritë dhe se mund të vdisja. Isha në ferr për disa orë”.

Luçia, nëna e Aldit jeton ende në ankth.

“Nuk mund të them që jam e kënaqur që autorët u arrestuan, sepse kjo gjë na ka bërë shumë keq. Nuk arrij të fle gjumë. I vetmi moment i lumtur ishte kur Aldi hapi sytë”.

Avokati i Juri Margini thotë se klienti i tij nuk ka lidhje me krimin. “Klienti im nuk ka lidhje me atë që ka ndodhur. Ai është paraqitur në polici sapo mësoi se ishte në kërkim. E kemi apeluar çështjen”.

35