“Aleanca mes Turqisë, Iranit dhe Rusisë do të formësojë të ardhmen e botës”

Strategu dhe shkencëtari politik rus, Prof. Dr. Aleksandr Dugin, ka theksuar se bashkëpunimi mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit është i rëndësishëm për sigurimin e paqes në rajon kryesisht për Sirinë.

Dugin në programin “Pa kufi” të publikuar në televizionin shtetëror të Iranit ka bërë vlerësime në lidhje me çështjet rajonale dhe globale.

“Bashkëpunimi i Turqisë, Rusisë dhe Iranit në Siri është një hap i rëndësishëm për sigurimin e paqes në rajon kryesisht për Sirinë. Kjo aleancë ka bërë që të dështojnë edhe komplotet e SHBA-ve në rajon dhe Siri”, është shprehur Dugin, duke bërë të ditur rëndësinë e bashkëpunimit që kanë nisur Turqia, Rusia dhe Irani me procesin e Astana-s për t’i dhënë fund krizës në Siri dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin në këtë vend.

Duke theksiar se falë bashkëpunimit të këtyre tre vendeve, SHBA-ja ka nisur të humbasë dominimin e saj në rajon, Dugin tha se “Kjo aleancë do të formësojë botën. Nëse projekti Euroaziatik zbatohet me sukses, bashkësia ndërkombëtare do të zhvendoset nga një rend unipolar në një rend multipolar dhe ndikimi rajonal i SHBA-ve do të ulet”.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se SHBA-ja pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore ka nisur të zbatojë sanksione ndaj Iranit, Dugin tha se bashkëpunimi mes Tehranit dhe Rusisë duhet të forcohet në mënyrë që të luftojnë kundër sanksioneve të qeverisë së SHBA-ve të cilën ai i ka përcaktuar si “armik të përbashkët”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne