Aleancat e Izraelit me Krahun e Djathtë Fashist!

nga Dr. Hatem Bazian

Zgjerimi dhe për më tepër përqafimi i Netanjahut dhe i elitave politike izraelite me figurat e krahut të djathtë amerikane, europiane dhe jug-amerikaneështë ngatërruese për çdo njeri i cili nuk është i njohur mirë me historinë sioniste. Pritja me tapet të kuq e siguruar për francezen Marine Le Pen, kryeministrin italian Matteo Salvini, i cili ka shprehur vlerësim për Mussolinin, për hungarezin Viktor Orbán, për polakun Mateusz Morawiecki, për presidentin filipinas Rodrigo Duterte dhe vizita e fundit e Netanjahut me presidentin e sapozgjedhur brazilian Jair Bolsonaro,siguron vështrimin më të përpiktë të natyrës së aleancave politike izraelite në epokën e tanishme. Kryesisht Izraeli dhe udhëheqësit sionistë janë të lidhur thellë me krahun e djathtë të skajshëm dhe në disa raste me grupet neo-naziste në mbarë Europën, në Sh.B.A. dhe në Amerikën Latine, të cilat u vënë minat çdo pretendimi për të kundërshtuar antisemitizmin, nga një shtet i cili është duke i dhënë zemër dhe duke siguruar ligjshmëri ndaj palëve, lëvizjeve dhe individët të cilët u përkasin koshit të mbeturinave të historisë.

Megjithatë dhe në një shkallë më të gjerë historike, sionizmi ka kërkuar nga ngjizja e tij që ta lidhte veten dhe që të gjente një partneritet me strukturat europiane dhe amerikane të pushtetit të krahut të djathtë. Në të vërtetë, sionistët e hershëm hodhën farat e pamjes socialiste apo të majtë të Kibbutz, e cila iu drejtua publikut perëndimor pas Luftës së Dytë Botërore, e cila pasqyron një pjesë të vogël të të vërtetës, por në të njëjtën kohë ia ka dalë mbanë, që të errësojë natyrën më të errët dhe më të krahut të djathtë të vetë sionizmit. Marrëdhëniet dhe angazhimi i Izraelit me forcat e krahut të djathtë është e qëllimshme dhe jo e rastësishme për të. Sionizmi, si një ideologji politike dhe Izraeli, si një shteti i cili u kushton jashtë mase vëmendje zinxhirit nacionalist të sionizmit (jo sionizmit fetar), krijoi një shtet me garnizone ushtarake, përsëriti normat raciste perëndimore dhe e shihte veten si një pararojë europiane, e cila përballej me “barbarët” në dyert e qytetërimit. Izraeli u lind dhe u ushqye me një epistemi të krahut të djathtë militariste dhe përjashtuese eurocentrike.

Ardhja e sionizmit në Palestinë nuk u bë sipas idealeve çliruese dhe universale; Përkundrazi, Herzli dhe mbështetësit e tij sionistë u bënë partnerë të vegjël të Britanisë së Madhe perandorake dhe planeve të saj në botën muslimane. Vuajtja e mirëfilltë e çifutëve në pjesë të ndryshme të Europës u përdor si një arsye për partneritet dhe iu bashkangjit planeve koloniale të Britanisë në botën muslimane, e cila përfshinte që nga fillimi idenë e shpronësimit dhe dëbimit të popullsisë vendase palestineze. Sionizmi në partneritet me më të fuqishmit dhe me siguri me antisemitët në Britaninë e Madhe dhe në të tërë Europën, shpesh argumentohej thjesht si një martesë e përshtatshmërisë deri në krijimin e shtetit sionist, por shënimet pas krijimit të shtetit e pasqyrojnë ndryshe. Përqafimi i Izraelit dhe i sionizmit i figurave, lëvizjeve dhe shteteve të krahut të djathtë, mbështetet në afrimitetin ideologjik, si dhe gjithashtu shërbimit të disa funksioneve të dobishme.

Që nga themelimi i Izraelit në vitin 1948, krerët dhe qeveritë sioniste të njëpasnjëshme mbajtën dhe fuqizuan partneritetin e tyre me shtetet perandorake dhe koloniale. Po, prania e të majtës politike dhe në një periudhë të caktuar, mbizotërimi i shtresave socialiste në shoqërinë izraelite nuk u përkthye në vetvete, në një lëvizje anti-imperiale ose anti-koloniale në tokë dhe sigurisht jo ndaj palestinezëve. Me të vërtetë është një çështje shqetësuese se socialistët dhe majtistët sionistë, ende duhet të kapërcejnë angazhimin e tyre të palëkundur ndaj kolonializmit kolonizues dhe të përqafojnë militarizmin dhe imperializmit perëndimor.Angazhimi i Izraelit dhe i sionizmit në rendin politik të krahut të djathtë të botës, është theksuar nga ata duke u bashkuar me sulmin kolonial të Francës dhe Britanisë së Madhe në Egjipt në vitin 1956 dhe angazhimin e thellë të Izraelit dhe lidhjet institucionale me aparteidin e Afrikës së Jugut, i cili lehtësoi stërvitjen ushtarake, shitjen e armëve dhe masat e përbashkëta të sigurisë të cilat synonin aktivistët e A.N.C.-së, në emër të qeverive të njëpasnjëshme të Supremacistëve të Bardhë në Pretoria. Bashkëpunimi me Afrikën e Jugut u shtri në përpjekjet e Lidhjes Anti-Shpifje me seli në Sh.B.A., e cila spiunonte mbi aktivistët anti-aparteid dhe afrikano-jugor në Sh.B.A. dhe ua kalonte këto të dhëna shërbimeve të inteligjencës të Afrikës së Jugut.Mbështetja e qeverisë së aparteidit në Afrikën e Jugut, u shoqërua gjithashtu me angazhimin në luftën e Angolës dhe rreshtimin në anën e vazhdimit të kolonive portugeze në Afrikë. Izraeli zgjodhi të rreshtojë veten me Portugalinë fashiste, duke armatosur ushtrinë portugeze kundër lëvizjeve çlirimtare në Mozambik dhe Angola, por gjithashtu duke patur një ndikim në Guine Bisau, Cape Verde, Sao Tome dhe Principe. Përfshirja izraelite në Angola ishte e gjerë, pasi forcat e Ballit Kombëtar për Çlirimin e Angolës (një grup amerikan dhe perëndimor i krijuar kundër kryengritjes), u stërvitën në Izrael dhe u zhvilluan në partneritet të plotë me C.I.A.-n dhe me fuqitë e tjera perëndimore. Ndërhyrja me forcat e krahut e djathtë përfshinte partneritetin e qëndrueshëm në Zaire, e cila është e lidhur drejtpërdrejtë me luftën në Angola nga njëra anë dhe nga ana tjetër, një strategji më të gjerë për mbajtjen e Afrikës jugore post-koloniale në duart e interesave perandorake perëndimore.

Një partneritet i ngjashëm me forcat e krahut të djathtë, është i dokumentuar mirë në Amerikën Latine, me përfshirjen e Izraelit në ofrimin e stërvitjeve ushtarake për skuadrat e vdekjes (A.N.S.E.S.A.L., policia sekrete e Salvadorit e cila formoi boshtin kurrizor e skuadrave famëkeqe të vdekjes të cilat vranë dhjetra mijra aktivistë civilë në vend) dhe luftës me dendësi të ulët e cila zgjati për një periudhë të gjatë kohore. “Një oficer i njohur salvadorian i stërvitur nga izraelitët ishte dhe Majori Roberto D’Aubuisson, i cili gjithmonë kishte një mendim të lartë për izraelitët. Ishte pikërisht Major D’Aubuisson i cili urdhëroi vrasjen e kryepeshkopit të Salvadorit në mesin e mijëra vrasjeve të tjera. Më vonë, ai do të organizonte dhe Partinë Kombëtare Republikane të Aleancës së krahut të djathtë (A.R.E.N.A.) dhe do të dërgonte të birin e tij për të studiuar jashtë shtetit në sigurinë e afërt të Izraelit”.

Si në fillim si në fund të viteve 1950 dhe në shumë raste deri më sot, Izraeli ka ofruar stërvitje ushtarake, armë dhe taktikë “di-si kundër kryengritësve në Argjentinë, Bolivi, Brazil, Kolumbi, Kosta Rika, Republikën Dominikane, Ekuador, Salvador, Guatemala, Haiti, Honduras, Nikaragua, Panama, Paraguaj, Peru dhe Venezuelë. Mbështetja e Izraelit për qeverinë fashiste ushtarake argjentinase dhe thellësisht anti-semite në vitet 1970 nuk përbënnjë përjashtim, por një normë për sionizmin. Përfshirja e Izraelit në Guatemala, ka gjasa që të jetë më e përgjakshmja dhe më shkatërruesja, e cila përfshinte një përpjekje sistematike të një fushate “paqësuese”, për të cilën presidenti i Guatemalës Carlos Arana në vitin 1971 tha: “Nëse është e nevojshme ta kthejmë vendin në një varrezë për të paqësuar atë, unë nuk do të ngurroj që ta bëj këtë”.

Përfshirja e Izraelit me forcat e krahut të djathtë në Guatemala ishte strukturore dhe sistematike dhe përfshinte furnizimin e vendit me pushkët izraelite “Galil” dhe ndërtimin e “një fabrike municioni për ta, si dhe gjithashtu furnizimin e transportuesve të personelit të blinduar dhe të avionëve të Aravës”. Ishin pikërisht stërvitësit ushtarakë izraelitë të cilët vepronin gjithashtu si nën-ndërmarrës për C.I.A.-n. Në prapaskenë, ata “u përfshinë në mënyrë aktive në fushatën më të përgjakshme kundër-kryengritëse që hemisfera kishte njohur që nga pushtimi europian, ku u vranë të paktën 200,000 vetë (kryesisht indianë)”.

Përfshirja e Izraelit në Azi ndjek një model të ngjashëm të partneritetit me forcat e krahut të djathtë. Lista e shteteve përfshin aleancën e fortë dhe partneritetin strategjik me shahun e Iranit, marrëdhënien e tanishme me qeverinë hindu kombëtare të Indisë B.J.P., shitjet ushtarake dhe stërvitjen për regjimin ushtarak të Mjanmarit të angazhuar në krime lufte dhe spastrim etnik.Izraeli dhe udhëheqësit e saj janë të përkushtuar ndaj një pikëpamjeje politike të krahut të djathtë, koloniale dhe gjithnjë e më shumë fashiste. Marrëdhëniet e vazhdueshme me forcat e krahut të djathtë në Sh.B.A., Europë, Amerikë Latine, Azi, dhe pjesë të Afrikës pasqyrojnë një vazhdimësi të një norme themelore dhe ideologjike sesa një shmangie. “Për Netanjahun Dhe Miqtë e Tij Amerikanë, Qortimi i Izraelit Është i Vetmi Antisemitizëm që ka Rëndësi” ishte artikulli i 6 dhjetorit 2018 i Joshua Keating në pllakën e cila pasqyron përshkrimin më të saktë të bashkësisë së organizuar sioniste amerikane.

Debatet dhe sulmet e tanishme ndaj aktivistëve të Palestinës të mbështetura në antisemitizëm janë të vetë-shërbyera dhe synojnë të mbrojnë të pambrojturën në Izrael si dhe sjelljen sioniste ndaj palestinezëve. Nëse pretendimet e A.D.L, A.J.C., Z.O.A., J.C.R.C. dhe Federatave Çifute në të tërë vendin, janë se po luftojnë dhe kundërshtojnë antisemitizmin, atëherë dëshmia e këtij qëllimi duhet të jetë një dënim i qartë dhe përfundimtar i veprimeve të Izraelit dhe Netanjahut, të cilat ligjërojnë një kulturë të re të politikanëve neo-nazistë dhe ultranacionalistë. Mungesa e çdo qortimi të vazhdueshëm nga organizatat e mëdha çifute të Trumpit dhe përdorimi i substancave psikotrope anti-semite në zgjedhjet më të fundit afatmesme është një dështim i udhëheqjes morale në frontin antisemitizëm. Dështimi për të dënuar Trump dhe politikanët e krahut të djathtë në baza të rregullta dhe të qëndrueshme, mund të nënkuptojë vetëm një marrëveshje, me qasjen dhe vendimet e marra nga Izraeli dhe nga udhëheqja e tij.

Unë nuk pajtohem me J Street për disa çështje, megjithatë, pikëpamja e Jeremy Ben-Ami për këtë çështje është shumë e saktë dhe pasqyron alarmin në rritje midis një segmenti të konsiderueshëm të bashkësisë çifute amerikane. Një artikull i Ëashington Post nga Ishaan Tharoor siguroi perspektivën e Ben-Amit për këtë çështje: “Epo është jashtëzakonisht shqetësuese se kryeministri Netanjahu dhe qeveria izraelite, po përqafojnë krerët e krahut të djathtë me ideologjitë ksenofobike dhe prirjet autoritare – dhe sigurimin e mbulimit për fishkëllimat dhe lidhjet e qenërve anti-semite tëudhëheqësve… Në zellin e tyre për të mbajtur pushtimin dhe për të hedhur poshtë të tërë qortimin ndaj politikave të saj kundrejt palestinezëve, e Drejta Izraelite ndjen qartë një lidhje familjare me krerët e tjerë ultranacionalistë, të cilët demonizojnë pakicat, grupet e shoqërisë civile dhe institucionet demokratike… Duke qëndruar me të ngjashmit e Orbánit dhe Salvinit, qeveria izraelite është duke përbuzur shqetësimet e thella të udhëheqësve çifutë europianë dhe duke harruar mësimin historik se çdo qeveri që synon pakicat dhe u vë minat demokracisë liberale është në fund të fundit një kërcënim për popullin çifut”.

Burimi: Academia/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne