Aleatët nuk ishin të sigurtë për vetvrasjen e Hitlerit

Edhe pse versioni zyrtar është që lideri nazist Adolf Hitler ka kryer vetëvrasje në bunkerin e vet në Berlin në vitin 1945, teoritë konspirative pretendojnë se ai është arratisur në Argjentinë së bashku me Eva Braun dhe se i ka mbrojtur qeveria argjentinase.

“…Pretendimi se gjashtë zyrtarë të lartë argjentinas kanë ndihmuar fshehjen e Adolf Hitler’it pas arritjes së tij në Argjentinë me nëndetëse. Hitler’i fshihet në rrëzë të Andeve jugore …” – kështu fillon shënimi në memorandumin zyrtar të FBI’së të datës 21 shtator 1945.

Në shënim tutje përshkruhen detajet e takimit të dy burrave i cili ndodhi në Hollivud të Kalifornisë më 28 korrik 1945, prej të cilëve njëri e ka përshkruar takimin me Hitler’in në Argjentinë disa javë më herët.

Problemi është se Hitler kishte vdekur tre muaj para atij takimi.

Lideri nazist ishte vetëvrarë më 30 prill 1945 me pistoletë, së bashku me Eva Braun e cila kishte pirë cianid. Në përputhje me dëshirën e fundit dhe testamentin e Hitler’it, trupat e tyre janë nxjerrë dhe djegur, ndërsa mbetjet janë ruajtur në një lokacion sekret deri në vitin 1970 kur janë djegur dhe hiri është hedhur. Tregimi për njeriun më të urryer në histori është i njohur mirë, por cila është e vërteta? Misteri jeton edhe 73 vite pas lajmit zyrtar për vdekjen e tij. Kohë më parë janë paraqitur teoritë se Hitler’i së bashku me Eva’n është arratisur nga Gjermania dhe ka kërkuar azil në Argjentinë, ku ka jetuar deri në fund të jetës i mbrojtur nga pushteti i atjeshëm, shkruan portali All-that-is-interesting.com.

Spekulimet, të shkaktuar me publikimin e shënimeve të FBI’së, flasin se tandemi nazist e kanë falsifikuar vetëvrasjen, për t’u arratisur më pas në Amerikën Jugore.

Sipas një dokumenti, FBI e ka regjistruar nëndetësen e cila udhëtonte për në breg të Argjentinës, ku i ka lënë zyrtarët nazist. Pjesa tjetër e informatës është e dorës së dytë, të cilën FBI e ka marrë në këmbim për azil politik për burimet anonime, transmeton Insajderi.com.

Njëri prej tyre ka pretenduar se Hitler’i ka jetuar në Argjentinë. Ai ka thënë se ka qenë njëri prej katër personave të cilët e kanë pritur nëndetësen dhe se nuk ka qenë një por dy nëndetëse. Në të parën kanë qenë zyrtarët nazist, ndërsa në të dytën ishin Hitler’i dhe Eva.

Ky burim ka shtuar se qeveria e Argjentinës i ka pranuar me duar të hapura duke iu garantuar mbrojte të plotë. Burimi i ka përshkruar fshatrat në të cilat e kanë quar Hitler’in dhe ka ofruar prova fizike për vet fyrerin.

Përkundër besueshmërisë së dëshmitarit, emri i të cilit është redaktuar në të gjitha dokumentet zyrtare, FBI kurrë nuk i ka përcjellë këto gjurmë, duke i shfrenuar kështu edhe më tepër teoritë konspirative.

Gjithashtu, reagimi i qeverive të ndryshme mbi vdekjen e Hitler’it i kanë rritur edhe më shumë pretendimet se ai ishte gjallë.

Njeriu i parë i cili e ka publikuar vdekjen e Hitler’it ishte ai i cili ishte emëruar për trashëgimtar të tij. Me fjalë tjera, kolegu nazist. Ai kishte shumë arsye për këtë kumtesë sepse pa Hitler’in, aleatët do të pranojnë të negociojnë dorëzimin dhe lirimin e të burgosurve gjerman.

Këtu është edhe fakti se aleatët kurrë nuk e kanë parë trupin e Hitler’it – ai u djegë dhe nuk mund të identifikohej. Stalini ka kërkuar që t’i dorëzohet trupi, mirëpo, kur kjo nuk ndodhi ai i dërgoi ushtarët në bunker që ta kërkojnë. Aty para hyrjes ata kanë zbuluar mbetjet e djegura të dy trupave, gjoja të Hitler’it dhe Braun’it, por Stalini nuk ishte i bindur se ai është fyreri.

Madje kur presidenti i atëhershëm i SHBA Harry Truman e kishte pyetur se a ka vdekur Hitler’i, ai ishte përgjigjur shkurt: “Jo”.

Gazeta “Stars and Stripes” ka shkruan në vitin 1945 se edhe gjenerali Eisenhower ka besuar në mundësinë se Hitler’i jeton në Argjentinë.  Vet qeveria i ka publikuar fotografitë e Hitler’it në variante të ndryshme maskuese, për t’i treguar botës si do të dukej lideri nazist në rast se ka mbijetuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne