Ndikimi i politikës për të prishur provat dhe hetimin për dhunimin e pretenduar të Xhisiela Malokut nuk do të ketë sukses. Enkelejd Alibeaj nga studio e emisionit “Politika Online” në Gazeta Shqiptare shprehet se ky skenar është i pamundur.

“Shpejtësia për të fshehur të vërtetat dhe për të fabrikuar një të vërtetë tjetër është absolutisht dhe logjikisht e pamundur. Sepse shumë sy e kanë parë, shumë veshë e kanë dëgjuar. Shumë aktorë janë pjesë e të gjithë kësaj historie dhe tjetra është fakti dhe angazhimi të strukturave policore të drejtorisë së Durrësit për të eliminuar aq sa të jetë e mundur fshirjen e kamerave, filmimeve, terrorin e dëshmitarëve gjë që nuk arrihet”.

Teksa kërkon reagimin e qytetarëve përballë korrupsionit qeveritar, Alibeaj shpreh siguri në fitoren e zgjedhjeve të pritshme nga opozita. “Ne do t’i fitojmë zgjedhjet dhe do të bëjmë maksimumin që të mos kemi përballë një palë në qeveri që është me krimin e rrugës në aleancë. Për këtë arsye kemi kërkuar edhe platformën për çlirimin e ekonomisë. Pushtet, krim, para korrupsioni kjo është trekëndëshi i Bermudës ku Rama do të mbytet një herë e përgjithmonë”. Kulmi i pakënaqësisë popullore ndaj qeverisë aktuale, sipas Alibeajt përkon me pikën e vlimit të aksionit opozitar.

Si e përcollët ngjarjen e Xhisiela Malokut i zhveshur nga kostumi i politikanit?

Është dramatike ajo që i ndodhi një vajze pa mbështetje, pa baba, që jeton në një zonë të varfër dhe me kulturë patriakalë të rëndë. Ajo që të bën përshtypje është se në çfarë bataku ka rënë shoqëria shqiptare. Opinioni publik duhej t’i bëhej krah vajzës së dhunuar. Xhisielën e detyruan nga studio të ndryshme televizive që të dëshmojë nën presion. Fakti që qeveria me strukturat e saj me veprime aktive apo mosveprime arriti ta marrë të dhunuar këtë vajzë dhe ta çojë nëpër televizione për të manipuluar opinionin publik është e rëndë. Gjuha e trupit e saj tregonte tërësisht të kundërtën e ngjarjes dhe sa e pashpirt dhe sa mizore është kjo kulturë qeverisëse. Kur i ndodhë një vajze të tillë, çfarë mund t’i ndodhi të tjerëve. Jehona që i dha opozita ngjarjes u vu përballë manipulimit nga segmente të shtetit. Ngjarja të bën të ndihesh i pafuqishëm.

Burimi: Balkanweb

9