Alitalia në shitje, hapet faza e re

Sot u rihap faza e re e shitjes së Alitalia-s. Të gjithë ata që janë të interesuar mund të paraqesin kërkesën e tyre që nga kjo e hënë, datë 7 gusht 2017 deri më 15 shtator 2017.

Më pas, sipas njoftimit të publikuar në ditët e fundit, brenda 10 ditëve pune, komisionerët e veçantë do të komunikojë me personat që i plotësojnë kërkesat e pranimit të procedurës, duke u dërguar atyre një letër të veçantë që do të mundësojë pranimin e tyre.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave të detyrueshme është caktuar për më 2 tetor. Pas kë saj date planifikohet një fazë tjetër për përmirësimin e ofertave të paraqitura, e cila do të mbyllet më 5 nëntor.

Emri i pronarit të ri të Alitalia-s do të shpallet nga data 6 deri më 12 nëntor 2017.

Objektivi i qeverisë mbetet shitja e Alitalia-s brenda bllokut, duke shmangur në këtë mënyrë ndarjen e aktivitetit, pohim i bërë publik edhe nga ministri i Transportit, Graziano Delrio, pak ditë më parë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne