Nga: Nexhat Ibrahimi

Fejzi Bej Alizoti u lind në Gjirokastër më 1874 në familjen e njohur në oxhakun e Alizotëve. U arsimua në vendlindje, por sidomos në Janinë dhe Selanik, kurse studimet e larta në Shkollën Civile e Administratës Mbretërore “Mülkiye-i-Sehahané” për ekonomi dhe administratë civile në Stamboll.

Karrierën politike e nisi në administratën osmane, më 1892-1897 ne Siri dhe Bejrut, nënprefekt në Selanik, më 1911 si mytesarif në Prizren dhe në Hums në Libinë perëndimore, prefekt në Prishtinë gjatë vitit 1912-1913 e vende të tjera. Gjatë pushtimit italian, u arrestua dhe u internua në Itali. Në Itali u shndërrua në përkrahës të Italisë. Për dy muaj më 1914 udhëhoqi “qeverinë qendrore” në Shqipëri, e cila ishte nën kujdestarinë e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Disa herë ishte ministër, 1918, 1919, 1927 etj. Në kohën kur Gjermania pushtoi Jugosllavinë, u mundësua bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë. Alizoti në këtë kohë shërbeu si komisionar i lartë për Kosovën dhe Dibrën. Më 1944 u arrestua nga komunistët si kolaboracionist, kurse më 14 prill 1944 u pushkatua.

Burimi: Nexhat Ibrahimi, Fjalor Enciklopedik Islam, Logos-A, Shkup, 2017.

31