Ambasada Amerikane, CIA, SOROS, dhe pushteti i vërtetë në Shqipërinë e varfër

Nga Nderim Lushi – Kukës

Pushteti i vërtetë në Shqipëri është Ambasada Amerikane, e cila kryesisht operon egër përmes CIA-s dhe “butësisht” përmes SOROS-it.

Nuk ka asgjë për t’u habitur, Ambasadës Amerikane dhe Amerikës i interesojnë vetëm të korruptuarit, pasi ata janë gati të shesin gjithçka dhe të falin çdo gjë, dhe mbi të gjitha kontrollohen shumë lehtë.

(Shitjen dhe shkatërrimin e Shqipërisë besoj që e kemi të vërtetuar dhe të dëshmuar nga ne të gjithë)

Nga kjo mund të konkludojmë se çfarë cilësishë ka Berisha, Nano, Meta, Rama, Veliaj dhe Basha; “të jesh i korruptuar” është cilësia themelore që Ambasada Amerikane ka kërkuar tek këta individë ish-komunistë dhe të shantazhueshëm deri në ekstrem.

Gjithsesi profilet e liderëve tanë të korruptuar janë ndërtuar dhe kuruar sipas nevojave, ku Berisha është ndërtuar dhe shitur për musliman, verior, konservator, nacionalist e mbi të gjitha trim me flatra; Ilir Meta ka përfaqësuar njeriun e ri pragmatist që bën çdo gjë me lekë cash dhe për lekë cash, ndërsa Rama njeriun modern, europian, rrebel, shtetndërtues, dhe shpeshherë atë kokfortë, por në realitet këto janë figura që kurohen nga CIA dhe kontrollohen egër nga Ambasada Amerikane.

Ku ka më idiotësi që një ish-bolshevik, një ateist, një Enverist dhe një të edukuar në komunizëm si Berisha ta besosh për nacionalist, për “hero demokracie” për pro-verior dhe për një musliman dhe fetar me shpirt, diçka që sfidon provat, faktet dhe logjikën.

Të gjitha rrugët të çojnë tek CIA dhe tek Ambasada Amerikane, gjithçka sovjetike dhe kineze u zëvendësua nga Perandoria Amerikane, vetëm se Shqiptarëve u duhen dhe 28 vite që ta kuptojnë…

Mjafton të njohësh kapacitetet ekonomike amerikane dhe të dëshmosh zero investime amerikane në Shqipëri dhe të kuptosh rolin e saj të vërtetë këtu tek ne.

Në Shqipëri nuk ka vend për anti-amerikanizëm, kjo për arsyen e thjeshtë se nuk kemi shtet dhe asnjë mundësi, por Shqiptarët kanë çdo të drejtë dhe çdo mundësi që të kërkojnë dhe të përpiqen për një kontratë më të ndershme dhe më të drejtë me Perandorinë Amerikane!

Dikur kontrolloheshim egër nga Jugosllavët, nga Sovjetikët e më tej nga Kinezët, sot jemi nën pushtetin absolut të CIA-s, të SOROS-it dhe të Korporatës “Amerika”.

Për të vërtetën!

Burimi: nderimlushi.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne