Ne nje deklarate per shtyp te leshuar per mediat, sektori i shtypit i ambasades se Iranit ne Shqiperi pyet se cila jane aktet terroriste qe kane bere per vete Ministrin e Diaspores, Pandeli Majko. Kjo deklarate e ambasades se Iranit vjen dy dite pasi ministri Majko me nje sere ish-politikanesh ne pension perendimore mori pjese ne takimin qe organizata terroriste MEK organizoi ne Paris ne 30 qershor 2018 ku u ben thirrje per lufte dhe xhihad kunder Iranit.

Ndersa politikanet e tjere ishin shumica njerez te dale ne pension, pjesemarrja e ministrit te Diaspores Majko, ne nje tubim i cili beri thirrje per lufte te armatosur kunder nje vendi te huaj, ka habitur ambasaden e Iranit e cila ve ne pah qe qendrimi i qeverise shqiptare ndryshon nga deshira e Ministrit Majko per te bere xhihad kunder Iranit. Me poshte eshte deklarata e tyre per shtyp:

“Meqenese nga mediat shqiptare jemi pyetur ne lidhje me pjesemarrjen e zotit Pandeli Majko, Minister i Shtetit per Diasporen dhe te  nje numri personalitetesh te tjera te njohura shqiptare ne mbledhjen propagandistike te 30 qershorit 2018 te sektit terrorist te Moxhahedineve ne Paris, ju bejme me dije se prania dhe fjalimet e te siperpermendurve ne kete ceremoni jane krejtesisht ne kundershtim me qendrimin zyrtar te Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe e kane vene opinionin publik perballe kesaj pyetje te rendesishme, se cilat nga pervojat e ketij sekti terrorist e ka bere per vete Ministrin e Diaspores?”

46