Ambasada e Palestinës në Tiranë publikon video shokuese: ushtarët izraelitë i lëshojnë qentë një fëmije (video)

Ambasada e Palestinës në Tiranë ka publikuar në faqen e saj të Facebook-ut pamjet e dy ushtarëve izraelitë që i lëshojnë qentë një fëmije palestinez.

Në qëndrimin e saj, selia e shtetit të Palestinës e akuzon Izraelin si “shtet terrorist”.

Postimi i ambasadës:

“Si do ndjeheshit ju nese kjo gjë do te ndodhte me femijet tuaj.
Kur humanizmi humbet dhe kur pafajesia e femijeve perdhoset, atehere ti ke te besh me shtetin e Izraelit.

Shikoni se si arrestohen femijet palestineze, duke perdorur qente ne sulm ndaj femijeve te pafajshem.

Ja pra si vepron cdo dite ushtria e shteti terrorist te izraelit ndaj popullit palestinez te paarmatosur”.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne