Ambasada e Turqisë dhe shoqata humanitare e DIYANET-it ndihmojnë familjet në nevojë në Mal të Zi

Me rastin e Ramazanit, shoqata turke DIYANET ndau 500 triska ndihmash humanitare për familjet në nevojë në Mal të ZI. Vlera e secilës ndihmë është 25 euro dhe familjet mund të blejnë artikujt e nevojshëm ushqimor. Në ceremoninë e dorëzimit të ndihmave në Podgoricë ishin të pranishëm përfaqësues të ambasadës turke dhe ata të drejtorisë për çështjet fetare të Republikës së Turqisë, DIYANET. Ky donacion realizohet në bashkëpunim me Meshihatin e Bashkësisë Islame të Malit të Zi dhe nga ndihmat do të përfitojnë qytetarë të viseve të ndryshme. Reisi i Bashkësisë Islame, Rifat Efendi Fejziq falënderoi ambasadën e Turqisë dhe përfaqësuesit e fondacionit DIYANET për ndihmat e ofruara, ndërkohë që ambasadori i Turqisë, Serhat Galip uroi fillimin e muajit të Madhërishëm të Ramazanit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne