Ambasada e Turqisë në Uashington korrigjon deklaratën e ShBA-së

Ambasada e Turqisë deklaroi se nuk ka dhënë garancë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dosjet në lidhje me proceset gjyqësore në vazhdim.

Përfaqësia diplomatike e Turqisë në ShBA vuri theksin se qeveria turke nuk ka dhënë asnjë garancë dhe paralajmëroi ndaj keqinformimit të opinionit publik.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se në kuadër të parimit të reciprocitetit Turqia ka hequr kufizimet në lëshimin e vizave për shtetasit amerikan.

Në deklaratën e bërë nga ambasada e ShBA-së në Ankara në lidhje me çështjen e vizave pretendohet se “Turqia mbeti besnike ndaj garancive të dhëna”, ndërsa u tha se janë hequr kufizimet e lëshimit të vizave për qytetarët turq.

Kriza e vizave mes dy vendeve doli në muajin tetor./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne