Ambasada ruse i pergjigjet histerise shqiptaro-amerikane per nderhyrjen ruse ne Shqiperi

Nepermjet reagimit me poshte, ambasada ruse ne Shqiperi i pergjigjet shpifjeve te revistes amerikane “Mother Jones” dhe mediave shqiptare te cilat pretendojne se ambasada e Rusise ka nderhyre ne zgjedhjet ne Shqiperi.

REAGIM

në lidhje me shkrimin e botuar në revistën amerikane “Mother Jones”

 

Kemi vënë re një artikull të publikuar më 6 mars në uebsajtin e revistës amerikane “Mother Jones” dhe të ribotuar nga disa gazeta shqiptare, për gjoja ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet parlamentare të 2017-s në Shqipëri.

Materiali në fjalë përbën një trillim të radhës krejtësisht absurd, i cili ngjall keqardhje të thellë dhe nuk meriton komente të hollësishme. Spekulime të tilla janë pjesë e kontekstit të një fushate të pistë mediatike që është iniciuar nga mediat perëndimore kundër Rusisë. Qëllimi është i qartë: të imponohet një përceptim i shtrembëruar i vendit tonë dhe të minohen zhvillime të mundshme pozitive në bashkëpunimin midis Rusisë dhe Shqipërisë.

Theksojmë se ndryshe nga disa vende perëndimore, Rusia i përmbahet fort parimit të mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të tjera, përfshirë edhe Shqipërinë. Konfirmojmë edhe një herë gatishmërinë për komunikim dhe bashkëpunim të hapur me të gjitha forcat politike të Shqipërisë në interes të përparimit të dialogut dypalësh.

Shpresojmë gjithashtu që mendimi i autorëve amerikanë nuk përkon me qëndrimin e redaksive të mediave shqiptare, të cilat e kanë ribotuar artikullin e lartpërmendur.

 

Tiranë, më 7 mars 2018

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne