Ambasadorët presion katolikut Rama për ortodoksët e jugut

Sherri mes Edi Ramës dhe autoriteteve më të larta të shtetit grek ka gjasë që të mos mbetet vetëm në kuadrin e një përplasjeje komshijsh grindavecë. Sipas mendiave të vendit fqinjë ai po tërheq edhe vëmendjen e kancelarive europiane. Një javë më parë si pasojë e tentativës për të miratuar planin urbanistik të Himarës nga i cili pretetendohen se preken të drejtat e disa qytetarëve grekë tensioni mes Athinës dhe Tiranës u rrit.

Presidenti grek Pavlopulos në darkën me Presidentin francez Emanuel Macron lëshoi një mesazh të qartë për Tiranën se me qëndrimet irredentiste dhe shkeljen e të drejtave të minoritetit po dëmton rrugën europiane. Disa ditë më pas edhe ministri i jashtëm Kotzias përforcoi të njëjtin mesazh përpara homologëve të tij në BE.

Por Rama u kundërpërgjigj flakë për flakë. Ai tha se Shqipëria nuk do të mbyllë as sytë e as gojën “në mbrojtje të të vërtetave dhe të drejtave të veta” “Per ne çdo grek që jeton në Shqipëri është anëtar me liri dhe të drejta të barabarta i familjes sonë, e minoriteti grek një urë lidhëse mes dy vendeve, urë për të cilën kujdesi i qeverise dhe shtetit shqiptar vetëm do vijojë të rritet. Por Shqipëria pavarësisht halleve dhe nevojave të saj s’do mbyllë asnjëherë as sytë as gojën në mbrojtje të të vërtetave dhe të drejtave të veta” deklaroi kryeministri. 

Por duket se kjo histori nuk është mbyllur vetëm me shkëmbime deklaratash.

Sipas gazetës “To Ethnos” të cilën e citon Respublica, ambasadorët perendimorë që gjenden në Tiranë i kanë “hequr veshin”  kryeministrit shqiptar. “Edi  Rama pësoi një humbje të dhimbshme në përpjekjen e tij për të vazhduar me planet e shpronësimit të banorëve të Himarës”-shkruan gazeta. Sipas saj në takimin dy orësh që Edi Rama kishte me ambasadorët, ai u përpoq t’i bindte ata se problemi ishin nja pesëdhjetë njerëz që po ankohen pa qenë e nevojshme. Ambasadorja e BE-së Romana Vllahuti mësohet t’i ketë thënë kryeministrit se “nëse ligji nuk garanton të drejtat e njeriut, atëherë ndryshoni ligjin”. Ndërsa ambasadori i SHBA Donald Lu tha se kufijtë e pronës së pari duhet të njihen, një pikëpamje që është në linjë të drejtpërdrejtë me pozicionin e qeverisë greke. Edhe qëndrimi ambasadorit holandez ishte në favor të banorëve të Himarës. Diplomati i kujtoi Edi Ramës se avokati i popullit në Shqipëri ka deklaruar se ka mangësi dhe shkelje ligjore, të cilat duhet të korrigjohen. (lapsi.al)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne