Ambasadori i BE-së Zhbogar viziton Lëvizjen Besa, cfar kërkon?

Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka realizuar takim me Samuel Zhbogar, ambasadorin e BE-së në Shkup, transmeton Gazeta Express.
“Në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, me ç’rast përfaqësuesit e BESËS e kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj deputetëve në Kuvend dhe kanë shprehur gatishmëri për të kontribuar në zgjidhjen e krizës politike”.

Kryetari Kasami shprehi qëndrimet e tij në lidhje me zhvillimet e fundit politike duke theksuar se Lëvizja BESA në vazhdimësi ka ndihmuar procesin, kështu duke qenë pjesë e zgjidhjes e jo pjesë e problemit.

BESA do të angazhohet në demokratizimin e vendit, garantimin e sigurisë të qytetarëve dhe respektimin e vullnetit të shumicës”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne