Ambasadori i Turqisë: Shqipëria, zero tolerancë ndaj FETO-s

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük ditën e sotme me anë të në një deklarate për media ka përcjellë mesazhe në lidhje me përvojën e 15 korrikut të 2016, grusht shteti ky i cili solli me vete edhe qindra viktima.

Më tej në vijim të deklaratës, Yörük ka bërë me dije se është në dijeni që edhe në Shqipëri funksionon organizata terroriste dhe djallëzore e FETO, madje sipas tij vendi ynë është në krye të vendeve ku organizata në fjalë është më e organizuara në Ballkan.

Zgjatimet e organizatës FETO në Shqipëri janë të shumta, përfshirë këtu arsimin, shëndetësinë madje bëhet fjalë edhe për disa “shtrirje” të tjera të pista.

Ashtu si gjithë bota, edhe Shqipëria, nëpërmjet transmetimeve televizive të drejtpërdrejta, u bë dëshmitare e këtij sulmi serioz që përbën një ngjarje të hidhur për demokracinë në vendin tonë. Ne e dimë se organizata djallëzore FETO që kryesisht vepron nën maskën arsimore, krahas zgjatimeve të saj në institucionet arsimore dhe shëndetësore edhe në Shqipëri, është e pranishme edhe me zgjatime të tjera të pista. Madje Shqipëria është në krye të vendeve ku FETO është më e organizuar në Ballkan.

Disa institucione arsimore, shëndetësore dhe tregtare si dhe organizime fetare dhe organizata të shoqërisë civile janë të infektuara nga virusi i FETO-s. Ne nuk dëshirojmë që miqtë dhe vëllezërit tanë të kenë përvojën e atyre ngjarjeve që jetuam ne në 15 Korrik.”

Më tej ambasadori turk këshillon prindërit që të kenë kujdes në përzgjedhjen e shkollave ku arsimojnë fëmijët e tyre, pasi struktura FETO përbën rrezik dhe kërcënim për Shqipërinë dhe Turqinë.

Ndër të tjera ai thekson se këto shkolla nuk mund të quhen kurrsesi “shkolla turke”, pasi në vetvete nuk janë të tilla. Ai theksoi se urdhër të Qeverisë Shqiptare në vitin 2016 u ndalua vendosja e flamurëve turq në këto shkolla.

“Nisur nga ky këndvështrim ne mendojmë se prania e FETO-s është një kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe për familjet që fëmijët i dërgojnë në shkollat e saj. Si miq të vërtetë ne ju paralajmërojmë për këtë. Ne besojnë se do të jetë e dobishme që të pastrohen nga territori shqiptar të gjithë elementët e kësaj strukture që përbën një kërcënim për Shqipërinë dhe për Turqinë.

Është një e vërtetë se krahas institucioneve të tjera me petk legal, Organizata Terroriste Fetoiste është shtrirë edhe në sektorin e arsimit, shëndetësisë, medias dhe segmenteve të tjera të sektorit privat. Është e vërtetë se organizata edhe në Shqipëri  ka zgjatimet institucionale me pamje legale në fushat që përmenda pak më lart.

Nuk është e drejtë që këto shkolla në Shqipëri të cilësohen si “shkolla turke”. Këto shkolla nuk janë shkolla turke, janë shkolla të FETO-s. Siç jeni në dijeni, me urdhër të Qeverisë Shqiptare në vitin 2016 u ndalua vendosja e flamurëve turq në këto shkolla.

Kryeministri i Shqipërisë zoti Edi Rama e ka dënuar tentativën për grusht shteti të 15 Korrikut. Nga ana tjetër, kryeministri Rama në intervistat që i ka dhënë medias ka deklaruar se tentativa për grusht shteti e FETO-s në Turqi i ka bërë edhe ata të jenë të matur dhe të kujdesshëm, se siguria kombëtare dhe stabiliteti demokratik janë “përparësia e përparësive”, se janë të vendosur që organizata të mos ndikojë në misionin e arsimit në Shqipëri.

Pra, edhe Qeveria Shqiptare ka kuptuar gjithçka. Ne besojmë se do të hidhen hapat e nevojshëm për pastrimin e FETO-s nga territori shqiptar. Ne presim që këto hapa konkretë të hidhen brenda një kohe sa më të shkurtër.

Natyrisht që shkatërrimi i FETO-s bashkë me zgjatimet e saj është përparësi e Turqisë, si dhe e Ambasadës sonë dhe e imja personalisht. Këto zgjatje terroriste nuk duhen parë si të pazëvendësueshme në Shqipëri. Shqipëria nuk ka nevojë për zgjatimet e këtushme të FETO-s”.

Për të gjithë ata prindër të cilët janë të interesuar për një shkollim profesional dhe të kualifikuar për fëmijët  e tyre, ambasadori Yörük e ndali fjalën e tij tek Fondacioni Marif i Turqisë. Ai bëri me dije se detyra themelore e këtij Fondacioni është të hapë shkolla të vërteta turke jashtë vendit dhe të përcjellë edhe jashtë Turqisë nivelin arsimor të vendit tonë.

“Në këtë kuadër, në kemi një fondacion me mbështetje shtetërore i quajtur Fondacioni Marif i Turqisë. Detyra themelore e këtij Fondacioni është të hapë shkolla të vërteta turke jashtë vendit dhe të përcjellë edhe jashtë Turqisë nivelin arsimor të vendit tonë.

Fondacioni ynë Marif po bën përpjekje intensive në këtë drejtim edhe në Shqipëri. Qeveria Shqiptare deri tani ka mbështetur punën në Shqipëri të Fondacionit Marif.

Uroj që gjatë vitit të ri arsimor, pra në vitin arsimor 2018-2019, për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë të ofrojmë një shërbim arsimor modern dhe cilësor, pa qëllim përfitimi, që nga sistemi parashkollor dhe në  universitet.

Me këtë rast si Ambasador i Turqisë këshilloj që askush në Shqipëri të mos jetë tolerant ndaj institucioneve dhe individëve të lidhur me FETO-n, t’u qëndrojë sa më larg atyre dhe që familjet të mos i dërgojnë fëmijët në shkollat e FETO-s.

“Dëshiroj të nënvizoj se ky rrjet tradhtar në një ditë të caktuar nuk do të ngurrojë të dëmtojë Shqipërinë”, përfundoi fjalën e tij ambasadori i Turqisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne