Ambasadori Karpushin priti sot në një takim z. Miltiadh Bode

Ambasadori Karpushin priti sot në një takim kryetarin e degës së Shoqatës së Miqësisë “Shqipëri-Rusi” në Berat, ish-ambasadorin e Shqipërisë në Korenë e Veriut, Kubë dhe Poloni z. Miltiadh Bode, i cili ia dhuroi Ambasadorit librin e tij më të fundit. “Këngë Ruse” është një botim shumë i veçantë, për të cilin z. Bode ka punuar për më shumë se dy vjet dhe i cili përmban 796 këngë popullore dhe moderne ruse: të shkruara rusisht, të shkruara me shkronja shqipe dhe të përkthyera në shqip.

Ambasadori Karpushin falënderoi përzemërsisht z. Bode për dhuratën dhe për punën kolosale që ai ka kryer për të botuar këtë vepër, e cila patjetër që do të ndihmojë në promovimin e kulturës ruse në Shqipëri, si edhe në ruajtjen e lidhjeve miqësore midis dy popujve.

Burimi: Ambasada ruse ne Shqiperi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne