Ambasadori Karpushin takim me Zv.Ministren e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë

Ambasadori i Rusisë Karpushin zhvilloi dje një takim me Zv.Ministren e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, kryetaren e delegacionit shqiptar në Komisionin Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri, Albana Shkurta. Bashkëbiseduesit diskutuan mbi mundësinë e zhvillimit gjatë këtij viti të një takimi midis bashkëkryetarëve të Komisionit Ndërqeveritar me qëllim hartimin e detajuar të axhendës së sesionit të radhës të këtij forumi të përbashkët. Gjithashtu, Ambasadori rus e informoi znj. Shkurta lidhur me aktivitete të rëndësishme ekonomike që do të zhvillohen këtë vit në Rusi, si Forumi Ekonomik Ndërkombëtar i Shën Petërburgut (forumspb.com/en) dhe Forumi Ekonomik Lindor (forumvostok.ru/en), dhe ftoi palën shqiptare për të marrë pjesë në këto evente.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne