Ambasadori turk në Shqipëri, Yoruk: “Investimet turke po rriten dita – ditës në Shqipëri”

Ditën e së mërkurës, në emisonin e mëngjesit “Përtëfol”, ka qenë i ftuar ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yoruk.

Biseda ka nisur duke përshëndetur marrëdhëniet e mira mes dy popujve, atij turk dhe shqiptar.

Më tej Yoruk ka prekur me detaj investimet turke në Shqipëri, zhvillimin e arsimit, duke u ndalur më konkretisht në organizatën FETO e cila është një organizatë terroriste e maskuar, që ka futur në dorë dhe arsimin në Shqipëri dhe po e vazhdon akoma zhvillimin e arsimit, duke krijuar kaos politik në vend dhe duke shkatërruar rendin ekzistues dhe kushtetues.

Një tjetër fushë me rëndësi dhe që nuk mund të lihej pa prekur është dhe zhvillimi i  turizmit për të cilin Yoruk premton avancim. Përgjatë bisedës ai u ndal edhe mbi “Operacionin e suksesshëm Dega e Ullirit”, i cili lufton organizatat terroriste.

Gazetari- Shqipëria dhe Turqia janë vende strategjike prej vitit 2013. Marrëdhëniet mes dy vendeve ndikojnë nga shumë faktorë gjeopolitike, ekonomike dhe social-historike. Faktor i rëndësishëm mes dy vendeve është për tu përmendur pranimi në Turqi i një bashkësie me prejardhje shqiptare. Ne do të fokusohemi tek ekonomia dhe shërbimët tregtare të cilat së fundmi kanë arritur në 500 milionë dollarë. Jemi në studio me ambasadorin e Turqisë Murat Ahmet Yoruk

Ambasadori Yoruk -Ne nuk jemi një shoqëri larg popullit shqiptar dhe me shekuj kemi qenë së bashku me vëllezërit tanë shqiptarë dhe rrënjët e miqësisë tonë me shqiptarët janë që në shekullin e 14. P.sh në qytetin historik të Krujës ka jetuar për shumë vite Sari Salltuk babai, një selçuk turk i cili u bë një legjëndë për gjithë shqiptarët në shekuj.

Shqipëria dhe Turqia janë dy vende, dy kombe që së bashku ndër shekuj kanë ecur së bashku. Përshembull qyteti i Stambollit ku ka një popullsi të madhe shqiptare dhe mund të quhet kryeqyteti ynë i përbashkët. 35 kryeministra kanë qenë me origjinë shqiptarë dhe numri i popullsisë në Turqi është më i madh se numri i popullsisë së Shqipërisë. Në të njëjtën kohë themelues të shtetit shqiptarë kanë patur pozita të rëndësishme në periudhën osmane. Për shembull, Ismail Qemali ka qenë një personalitet i rëndësishëm politik, ka qenë prefekt, anëtarë i lartë i Këshillit Shtetëror, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme dhe deputet. Në të njëjtën kohë dhe themeluesi i Republikës së Turqisë dhe biri i kësaj zone gjeografike  Mustafa Kemal Ataturku ka thënë: “Ne i duam shqiptarët, ne i quajmë vëllezër ata edhe pse janë larg nesh, ne dëshirojmë që ai komb të fuqizohet dhe të përparojë dhe të zërë vendin që i takon në Ballkan”. Në këtë kuadër menjëherë pas shpalljes së Republikës së Turqisë  në vitin 1923 ne nënshkruam me Shqipërinë marrëveshjen e bashkëpunimit dhe të miqësisë, një ndër marrëveshjet e para të asaj kohe. Pas shkatërrimit të regjimit komunist ne i hapëm dyert për vëllezërit tanë shqiptarë dhe në ndryshim me vende të tjera perendimore vendosëm regjimin e vizave dhe që prej asaj periudhe marrëdhëniet tona po ecin në këtë drejtim dhe po zhvillohen. Sot ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera në të gjitha fushat, ekonomike, politike, kulturore, ushtarake dhe të tjera. Shqipëria e ka shpallur Turqinë partner strategjik dhe kjo më jep kënaqësi. Presidenti Erdogan më nderoi mua duke më caktuar ambasador në këtë vend vëlla dhe mik. Unë edhe më parë kisha mendime shumë pozitive për popullin shqiptar dhe për Shqipërinë. Kur më pyesin mua si e ndjen veten në Shqipëri i them ashtu si në shtëpinë e kushërinjve tanë, sepse kemi lidhje të vjetra. P.sh bashkëshorti i hallës time ishte me origjinë shqiptare dhe unë kam miq të tjerë me origjinë shqiptare, kemi lidhje farefisnore dhe prandaj e ndjej veten këtu si në shtëpinë e kushërinjve të mi. Sigurisht që këto përshtypje të mia fuqizohen më tepër sa më shumë e njoh Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Sigurisht që kjo detyrë e rëndësishme më sjell edhe përgjegjësi të mëdha, sepse marrëdhëniet e mira të mrekullueshme dhe shumë të mira të cilat duhet t’i zhvillojmë akoma më tepër me vizita teknike të nivelit të lartë dhe të punojmë shumë. Ne punojmë shumë, por duhet të punojmë më shumë që të realizojmë projekte.

500 milionë dollar shkëmbime tregare mes dy vendeve tona. Si e vlersoni volumin e marrëdhënieve tregtare?

Turqia dhe Shqipëria janë dy vende miq dhe vëllezër që mbështesin njëri-tjetrin dhe gëzojnë një bashkëpunim të ngushtë në fushat ekonomike, politike dhe kulturore. Sipas INSTAT ne jemi partnerët kryesore tregtarë në Shqipëri. Aktualisht vëllimi ynë tregtarë arrin në 460 milionë dollar, por kjo nuk pasqyron potencialin tonë të vërtetë. Ne dëshirojmë që ky vëllim tregtarë të arrijë në 1 miliardë euro. Këtë objektiv tonin kemi përcaktuar që presidenti ynë Erdogan zhvilloi në muajin Maj të vitit 2015 në Shqipëri. Ne dëshirojmë më shumë aktivitete dhe në të njëjtën kohë të thjeshtëzojmë veprimet doganore. Duhet të zgjerojmë më tepër kuadrin e marrëveshjes së tregtisë.

Sa po përfitojnë ekonomitë e dy vendeve nga statusi i partnerit strategjik?

Që kur unë fillova dëtyrën këtu në Shqipërinë janar të 2018, që në fillim unë ftova afaristët të vijnë në Shqipëri ta shikojnë si një qendër të gjeopolitikës dhe në bazë të kësaj politike të hartojnë planet e tyre të biznesit. Unë i them afaristëve tanë se këtu mbeten si në shtëpinë tonë. Në të njëjtën kohë unë dua të theksoj që nuk duhen marrë parasysh disa fushata me qëllime të këqia të cilat e paraqesin Shqipërinë si qendër të kriminelëve në Ballkan dhe Evropë. Populli shqiptar është mik dhe i qëndrueshëm, është një punëtor i arsimuar mirë i ndershëm dhe atdhetar ju them afaristëve tanë. Në të njëjtën kohë për këtë arsye numri i investimeve tona po rritet nga dita në ditë. Aktualisht ka 400 firma kompani turke që veprojnë në Shqipëri. Invesitmet e tyre janë 2.7 miliardë dollarë. Në këto firma turke, aktualisht janë të punësuar 11 000 vëllëzërit tanë shqiptarë. Në të njëjtën kohë mendoj që firmat turke ashtu si në Turqi, duke investuar në Shqipëri do të vazhdojnë të kontribojnë për zhvillimin e ekonomisë për punësimin dhe mirëqenien e popullit shqiptarë. Ne dëshirojmë që nga numri 400 i firmave tona të rritet dy herë, ndërsa numri i të punësuarve nga 11 000 të arrijë në 50 000.

A ka hapësirë për ta zhvilluar më tej volumin e zhvillimeve tregtare?

Siç thashë dhe më parë në cilësinë që ndodhen marrëdhëniet tona ekonomike dhe tregtare është i pamjaftueshëm duke pasur parasysh potencialin ekzistues. Bizneset e dy vendeve duhet të veprojnë dhe të bashkëpunojmë në fushën e turizmit, energjisë, infrastrukturës, minierë, bujqësi dhe fusha të tjera, të kërkojnë fusha të tjera mundësie punësimi në interes të dy vendeve. Në Shqipëri ka një popullsi punëtore të arsimuar dhe të re dhe fakti që shumë të rinj njohin gjuhën turke është një avantazh për firmat turke që janë këtu. Me këto burime të Shqipërisë dhe kapacitet njerëzore unë mendoj se Turqia do tërheqë vëmendjen e investitorëve tanë. Investitorët tanë në Shqipëri e ndjejnë veten ashtu si unë si në shtëpinë e tyre. Unë që kur kam filluar detyrën këtu në Shqipëri ju bëj thirrje afaristëve tanë të bëjnë investime të tjera në Shqipëri. Në të ardhmen do të bëjmë një veprimtari promovimi si në Shqipëri dhe në Turqi dhe me iniciativën e ambasadës tonë synojmë të sjellim investitorë turq në Shqipëri. Në vitin 2014 është krijuar dhoma e tregtisë dhe industrisë Shqipëri-Turqi (ATSO). Kur fillova unë detyrën kjo dhomë kishte 43 anëtarë, tani brenda 3 muajsh numri i tyre ka shkuar në 50. Ne dëshirojmë që në bordin drejtues të kësaj dhome të fusim dhe grupe të fuqishme shqiptare, si Kastrati, Hysenbelliu dhe Balfin. Do ta fuqizojmë më shumë ATSO-n. Në të njëjtën kohë mbështetje të veçantë na ka dhënë Sonila Qato, ministrja pranë qeverisë Rama. Ne do të punojmë do të dëgjohet më shumë emri i ATSO-s.

Përgjatë 5 viteve të fundit produktet turke që tregtohen në Shqipëri kanë njohur rrijte duke e njohur Turqinë si eksportuesin e dytë. Një situatë e njëjtë vërehet edhe në vendet e tjera Ballkanike. Si po e projekton Turqia ekonominë e saj në Ballkan?

Ekonomia turke në vitet 1980 u shndërrua në një ekonomi e tregut të lirë, pati përvojë të mirë dhe 15 vitet e fundit ka pasur rezultate shumë të mira falë reformave dhe qëndrushmërie politike, ne sot jemi në vendin e 13-të në botë dhe në vendin e 6-të në botë në bazë të klasifikimit të fuqisë blerëse. Këto 15 vitet e fundit në Turqi janë tërhequr 194 miliardë dollarë nga investitorët e huaj. Në të njëjtën kohë investitorët turq kanë bërë investime në masën 30 miliardë në vendet e tjera. Në të njëjtën kohë në Ballkan dhe në Shqipëri në varësi të stabilitetit ekonomik dhe politik ka krijuar mundësi të reja për investitorët turq. Unë mendoj se në të ardhmen edhe investitorët turq do të jenë më të shumtë në Shqipëri. Në të njëjtën kohë mes dy vendeve tona ka një mjedis të përshtatshëm për rritje. Turqia dhe Ballkani janë ekonomi që plotësojnë njëra-tjetrin. Turqia me prodhimin industrial mund të përballojë nevojat e vendeve të rajonit, në të njëjtën kohë mund të jetë dhe një vend i përgjithshëm për vendet e vogla. Mund të kontribuojë dhe për rritjen. Unë them se Stambolli është më afër Tiranës se disa vende të tjera se disa kryeqytete të tjera të Rajonit.

Investimi i një kompanie turke të një aeroporti të ri prej 100 milionë euro. Çfarë mund të na thoni për këtë kompani që ka marrë përsipër ndërtimin e aeroportin e Vlorës, investim që pritet të ketë impakt në zonën e Vlorës dhe të Jugut të Shqipërisë?

 

Dëshiroj të theksoj që projekti për ndërtimin e aeroportit të Vlorës është një projekt konkret i lidhur me vizionarë të dy vendeve, i zotit Rama dhe i presidentit Erdogan. Siç e dini aktualisht në Stamboll po ndërtohet aeroporti i ri që do të ketë një kapacitet prej 200 milionë pasagjerësh në vit dhe do jetë aeroporti më i madh në botë dhe pikërisht aeroportin do ta ndërtojë ky konsorcium që ka një nivel të lartë arkiktektonik dhe ndërtimor, është një firmë tepër profesionale. Në këtë mnëyrë Shqipëria është një oaz i pazbuluar në Mesdhe, Adriatik dhe Ballkan. Ka një potencial të fuqishëm në turizëm. Shqipëria megjithëse vizitohet nga vende të ndryshme ende nuk është në nivelet e dëshiruara, sepse bukuritë gjeografike kanë një terren të përshtatshëm, ka pasuri historike dhe kulturore prandaj mendoj që turizmi duhet të zhvillohet akoma më shumë në Shqipëri. Nëse do të kemi një modernizim të Shqipërisë në turizëm, atëherë duhet të zhvillohet më tej dhe infrastruktura dhe ne dëshirojmë që vendet përreth Shqipërisë të kenë më shumë aeroporte. Në të njëjtën kohë Shqipëria do të fillojë rritjen e saj edhe në fushën e turizmit dhe ne mendojmë që si fillim pika më e përshtatshme të jetë Vlora dhe për këtë gjë janë bërë dhe studime. P.sh në Vlorë unë mendoj që është një qytetet i bukur, ndër qytetet më të bukur të Ballkanit dhe kur të ndërtohet dhe aeroporti do të luajë një rol të madh për zhvillimin e mëtejshëm në Shqipëri. Në të njëjtën kohë ky projekt do të nxisë edhe investimet dhe projektet e tjera infrastrukturore në rajon dhe Shqipëria do të luajë një rol të rëndësishëm. Në të njëjtën kohë ky aeroport do të ndihmojë në zhvillimin e Shqipëri dhe do përfitojnë dhe vënde të tjera, si Greqia dhe Italia. Ne jemi për zhvillimin e projekteve infrastrukturore me qeverinë shqiptare duke eleminuar mangësitë infrastrukturore dhe dëshirojmë që turizmi shqiptar të ketë një lulzim sa më të madh. Mendoj që aeroporti i Vlorës do të luajë një rol në rritjen e vizitave reciproke. Unë mendoj që në vitin 2018 numri i turistëve do të jetë shumë më i madh. Ne mendojmë që firma të reja turistike të zhvilojnë veprimtari të reja në Shqipëri.

Çfarë impakti do të ketë ky projekt, sa individë do të punësohen?

Kur të përfundojë projekti i aeroportit duke pasur parasysh dhe personelin e ndërtimit, në etapën e parë mendohet të ketë 900 vende pune, por me rritjen e numrit të firmave që do përdorin aeroportin do të rrite dhe numri i të punësuarve. Gjithashtu do të një administratë të veçantë për administrim dhe në të njëjtën kohë ky investim do të nxisë edhe investimet për projektet e tjera nga rajoni, do ketë investime të tjera kryesisht në sistemin e logjistikës. Ne jemi të gatshëm për ndërtimin e projekteve të tjera të infrastrukturës në Shqipëri. Së bashku me qeverinë shqiptare mendojmë që do jetë shumë e rëndësisme.

Kalojmë në projektin e ndërtimit të aeroprotit, është dhe një projekt tjetër ai i krijimit të një kompanie ajrore që do jetë në bashkëpunim me Turkish Airlines, çfarë mund të na thoni për këtë projekt?

Siç e dini dhe ju shumë mirë në Turqi janë shumë vende të Evropës që banojnë shtetas me origjinë shqiptare që kanë lidhje të ngushta me Shqipërinë të cilat gjithnjë e më tepër bëjnë vizita në atdheun e tyre dhe dëshirojnë të shfrytëzojnë për këtë linjën nacionale ajrore. Ka pasur një linjë nacionale Shqipëria dhe për arsye të kushteve të tregut për arsye të një administrimi të pamjaftueshëm dhe për mungesa teknike nuk ka mundur ta vazhdojë veprimtarinë e saj. Turkish Airlines është firma që realizon më shumë fluturime në të gjithë vendet. Ka ardhur në fazën e fundit të studimit për firmën nacionale shqiptare në fushën e aviacionit. Turkish Airlines ka një nivel të lartë dhe përvojë tëpër të madhe dhe ne parshikojmë që t’i përfundojë të gjithë detajet teknike dhe të krijojmë sa më shpejt linja ajrore shqiptare. Unë kam besim se vëllezërit tanë shqiptar gjatë muajve të verës mund të përdorin linjën e tyre ajrore për t’u kthyer në atdhe. Në të njëjtën kohë ne parashikojmë që linjën ajrore shqiptare të lidhet me vende të ndryshme duke filluar me Brukselin, por unë përsëri e them dhe njëherë që Stambolli në çdo kuptim është më afër Tiranës.

Duke qënë se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve luajnë një rol të rëndësishëm, urë e rëndësishme komunikimi mes dy vendeve janë studentët shqiptarë që studjojnë në shtetin turk. Sa është numri i tyre dhe cilat janë degët e studimit më të preferuara nga studentët shqiptarë?

Sigurisht që arsimi është një fushë tjetër që zë një vend të rëndësishëm në bashkëpunimin mes dy vendeve. Vitet e fundit qoftë nga Shqipëria apo vendeve të tjera, ka një rekord të numrit të studentëve që vijnë në vendin tonë. Universitetet në Turqi kanë kampuset më moderne në Evropë. Aktualisht në vitin 2012 studionin 32 000 të huaj dhe në 2017 ka arritur në 108 000. Gjatë vitit akademik 2017-2018 univeristet tona i ndjekin rreth 1000 studentë shqiptarë. 70 janë bachelor dhe 30% janë master dhe doktoratura. Ne interesohemi për të gjithë problemet e studentëve të huaj dhe kontribojmë për arsimimin e tyre. Studentët shqiptarë studjojnë për mjekësi, veterinari, inxhieri dhe shkenca të ndryshme. Ne dëshirojmë që të ndjekin dhe shkenca të administrimit, të projekteve industrialë, të teknologjisë së informacionit dhe degë të tjera. Duke patur parasysh edhe shtetasit me origjinë shqiptare që kemi në Turqi është vendosur që në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare të mësohet gjuha shqipe, si gjuhë me zgjedhje. Ne këtë praktikë e kemi zhvilluar në mënyrë të njëanshme. Prandaj ne do të zhvillojmë një aktivitet dhe ministri ynë i arsimit ka ftuar zonjën ministre të arsimit të Shqipërisë dhe minsitrin Majko.

Kohët e fundit ka dhe studentë turq në Shqipëri që kontribojnë në arsimin në Shqipëri?

Siç e thashë dhe më parë arsimi ka një vend të rëndësishëm mes dy vendeve. Por menjëherë pas shembjes së regjimit komunist, organizata FETO e cila është një organizatë terroriste e maskuar shtiu në dorë dhe arsimin në Shqipëri dhe po e vazhdon akoma zhvillimin e arsimit. Është një organizatë terroriste që përpiqet të krijojë kaos politik në vend të shkatërrojë rendin ekzistues dhe kushtetues. Ne këtë e përjetuam me 15 korrik të 2016. Atë datë, atë ditë me 15 korrik 2016 maskat e FETO-s ranë poshtë dhe njerëzit me maskat e FETO-s brenda një nate vranë dhe masakruan 250 shtetas tanë, me mijëra të tjerë u plagosën dhe mbetën invalidë. Këto grupime që vazhdojnë dhe në Shqipëri nuk kanë asnjë lidhje shpirtërorë me islamin dhe të qënit turk, përundrazi këto shoqata këto organizata nuk kanë të drejtë as në Turqi as në vende të tjera të përdorin flaumir turk dhe simbolin turk. Ata janë tepër dinakë dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Aktualisht para disa kohësh nga Kosova disa drejtues të këtyre shkollave u dëbuan nga Kosova me rrugë ligjore, por fatkeqësisht është shtrembëruar dhe është trajtuar si një grabitje njerëzish. Por sharlatani i quajtur Fetullah Gylen dhe personat e tij përhapën lajme të rreme. Por duhet ditur që autoritet në Kosovë ishin në informim të ngjarjes, pati një bashkëpunim shembullor. Prandaj meqë po afron regjistrimi nëpër shkolla unë i bëj thirrje të gjithë prindërve që t’i mbajnë larg fëmijët nga shkollat e FETO-s. Unë dëshiroj të theksoj se në këto shkolla bëhët një shpërlarje truri ndaj nxënësve. Të gjithë këta nxënës shkëpusin lidhjet me familjet e tyre. Në Turqi shumë familje janë shkatërruar prej tyre dhe ne i kemi patur shqetësime të tilla. Ne nuk dëshirojmë që edhe fëmijët miqtë tanë shqiptarë të jetojnë dhe unë e di që shumë prindër shqiptarë janë penduar që kanë dërguar fëmijët në shkollat e FETO-s. Në vende të ndryshme të botës po zhvillohet veprimtaria nga Fondacioni Maarif i cili po merr në dorëzim shkollat që i përkasin FETO-s ose po hapin shkolla të reja më cilësore, me shërbim më të mirë, më të lira për buxhetet e familjeve dhe do të japë një sistem më të mirë arsimor. Ai po vepron edhe në Shqipëri, do të japi një arsimim që nga ai parashkollor deri në atë universitar. Do të fillojë sa më shpejt kjo veprimtari në këto shkolla, në këtë mënyrë dëshiroja ta ndaja me opinionin publik shqiptar.

Turqia së fundmi është angazhuar dhe në një konflikt në veriun e Sirisë, çfarë mund të na thoni në lidhje me këtë konflikt?

Ajo që thatë nuk bëhet fjalë për një konflikt të armatosur, bëhet fjalë për një operacion për të siguruar të ardhmen e shtetasve të këtij vendi në kufi të këtij vendi. Vendi ynë po zhvillon një operacion tepër të suksesshëm të quajtur “Dega e Ullirit” ndaj organizatave terroriste që janë zhvilluar në këtë vend dhe po kërcënojnë dhe sigurinë e vendit tonë dhe shtetasve tanë. Dëshiroj që ky operacion nuk është një operacion kundër vëllezërve tanë kurd kundër civilëve përkundrazi është një veprimtari kundër PKK-së dhe zgjatimeve të saj YPG të cilët për interesat e tyre ekonomike dhe politike po shfrytëzojnë dhe vëllezërit tanë kurd. Operacioni Dega e Ullirit është një operacion që ka si qëllim të pastrojë terrorin të mbrojë popullin nga terrori, të sigurojë në rajon paqe siguri dhe stabilitet. Gabimi kryesor që bëhet është se duket se nën petkun kundër organizatës terroriste DEASH, edhe aleatët tanë dhe partnerët tanë e mendojnë këtë. Duhet të marrim parasysh paralajmërimet e Turqisë, ata vazhdojnë të jenë mbështetëse të organizatave terroriste. Turqia është e vendosur që kur bëhet fjalë për sovranitetin e saj dhe pa shkelur vijat e kuqe të përparojë përpara e të bëjë atë që është e drejtë. Në rastin e këtij operacioni unë i uroj suksese ushtrisë turke në të njëjtën kohë të cilën falenderoj dhe vëllezërit tanë shqiptarë që na kanë mbështetur.

Konflikte si ky a krijojnë problematika përsa i përket ekonomisë, kam parasysh këtu turizmin, destinacion për turistët shqiptarë në Turqi?

Dëshiroj t’ju falenderoj për këtë pyetje tuajën. Rritja ekonomike që filloi në Turqi në vitin 2002 me gjithë krizën e 2009 po vazhdon pa ndërprerje. Me gjithë disa kushte politike jo pozitive që jetuam në vitin 2016 dhe për arsye të tentativës për grusht shtetit të organizatës terroriste FETO, stabiliteti në Turqi po vazhdon. Në 2017 pati një rritje 11.1% dhe ishte vendi me ekonominë më të zhvilluara mes vendeve të grupit G20. Gjatë 2017 investimet e huaja në Turqi u rritën me miliardë dollarë. Gjatë kësaj periudhe rritjeje ekonomike në të njëjtën kohë ka pasur dhe lëkundje dhe në kursin e valutës por me gjithë atë ndikimi i tyre ka qenë i kufizuar dhe nuk ka ndikuar negativisht në ecurinë e Turqisë. Të dhënat ekonomike të Turqisë janë tepër të shëndetshme. Të ardhurat tona buxhetore ecin sipas planit dhe numri i kompanive të krijuara është në vazhdimësi në rritje. Gjithashtu dhe opercioni ushtarak që po zhvillojmë për ruajtjen e sigurisë në kufinjtë tanë të stabilitetit të vendit tonë nuk do të ketë një ndikim në ekonominë e vendit tonë, përkundrazi duke përfituar eleminimin e organizatave që dëshirojnë të dëmtojnë stabilitetin ekonomik dhe organizojnë aksione terroriste në vendin tonë duhet të japin rezultate pozitive në zhvillimin ekonomik dhe para në fushën e turizmit. Pra një Turqi që zhvillohet do të kontribuojë në rritjen e nivelit të jetesës në gjithë vendet e Ballkanit./ Frekuenca.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne