Ambasadorja franceze në Tiranë: Krimi shqiptar ka tentakula të gjata, ndihmohet edhe nga korrupsioni

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak, një intervistë për “Albania Daily News”, e ka deklaruar troç se Shqipëria rrezikon të mbetet prapa në krahasim me vendet e tjera të rajonit, përsa I përket procesit të anëtarësimit në BE dhe kjo sipas saj, sepse ende nuk po ndëshkohen kriminelët si dhe nuk po konfiskohen pasuritë e tyre.

“Fjala kyç është shteti i së drejtës. Pa një shtet të së drejtës të denjë për këtë emër, Shqipëria, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e bëra me guxim dhe reformat, rrezikon të mbetet prapa.

Kjo do të thotë, të gjithë e dinë, se duhet zbatuar dhe duhet të përfundojë reforma ambicioze e drejtësisë duke krijuar organe të qëndrueshme të përcaktuara me ligj dhe duke luftuar fort kriminelët e të gjitha llojeve (trafikimi i drogës dhe jo vetëm i kanabisit, trafikimi i qenieve njerëzore, etj.), përfshirë këtu edhe luftën kundër pasurive të tyre, apo siç thuhet në frëngjisht, portofolave të tyre.

Këto kriminelët dhe rrjetet e tyre, të cilat nganjëherë kanë tentakula të gjata, e dëmtojnë Shqipërinë duke e varfëruar (dhe nuk paguajnë as taksa!), si dhe duke e nxirë imazhin e vendit, brenda dhe jashtë tij, kjo e ndihmuar herë-herë edhe nga korrupsioni.”, deklaron kryediplomatja franceze në Tiranë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne