Ambicie imperialiste të Izraelit në Lindjen e Mesme: Izraeli po përgatit një luftë gjithëpërfshirëse

Nga Timothy Alexander Guzman

Zhvllimi i një tjetër lufte brutale në Lindjen e Mesme, mes Izraelit dhe Hizbullahut është e pashmangshme. Hizbullahu mbetet një kundërshtar i vështirë për të mundur në planet ekspansioniste të zgjerimit të territoreve të Izraelit në Lindjen e Mesme, i cili është qëllimi themeltar i Izraelit. Një artikull i rëndësishëm i botuar nga Global Research në vitin 2013 “Izraeli i Madh: Plani Sionist për Lindjen e Mesme”. Ky artikull ishte përkthimi nga izraeltii Shahak tëanalizës së hollësishmetë Oded Yinon“Një Strategji për Izraelin në vitet 1980”. Në këtë artikull flitej për hapat që duhet të ndiqteIzraeli nëm ënyrë që të shndërrohej në një fuqiimperialistenë Lindjen e Mesme:

Ky plan mbështetej në dy parashikime thelbësore. Fillimisht për të mbijetuar, Izraeli duhet: 1) të bëhet një fuqi rajonale imperialiste dhe 2) të ndikojë ndarjen e të gjithë zonës në shtete mëtë vogla pas shpërbërjes së të gjitha shteteve arabe ekzistuese. Secili nga këto shtete të vogla që do të krijohen do të varen nga përbërja etnike ose sektare e secilit prej këtyre shteteve. Si rrjedhojë, shpresa sioniste qëndron në faktinse shtetet me bazë sektare të bëhen satelitët e Izraelit dhe, ironikisht, burimi i tyre i legitimitetit moral.

Ekzistojnë edhe disa pengesa që pengojnë planin afatgjatë të Izraelit për t’u bërë një fuqi rajonale duke përfshirë palestinezët, Sirinë, Libanin dhe çmimin më të madh, Iranin. Irani është një pengesë e madhe për Izraelin, megjithatë, në mënyrë që Izraeli të deklarojë luftë ndaj Iranit (sigurishtvetëm me mbështetjen e SHBA-së), fillimisht duhet të eliminohetHizullahu. Është një detyrë jashtëzakonisht e vështirë për Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) që të luftojnë në fronte të shumta, veçanërisht kundër një milicie të armatosur të vendosur në kufijtë e saj verior me Libanin. Në vitin 2006, siç dihet botërisht, Hizbullahu e mposhti Izraelin gjatë kësaj lufte. Gjatë luftës, The New York Times ka intervistuar një ushtar izraelit gjatë kulmit të konfliktit, i cili ka pranuar gjatë kësaj interviste se luftëtarët e Hizbullahut ishin “shumë të kualifikuar”.

Hizbullahu ka një milici të trajnuarë si një ushtri e mirfilltëdhe ështësi një shtet i pajisur me milicinë dhesiç është shprehur një ushtar izraelit i cili sapo ishte kthyer nga Libaniluftëtarët e Hizbullahut “nuk ngjajnë aspakme ata të Hamasit apo palestinezët”. Ai vazhdon më tej duke thënë se ata janë të trajnuar dhe shumë të kualifikuar, të pajisur me xhaketa anti-zjarrit, syze të natës, komunikime të mira dhe nganjëherë uniforma izraelite dhe municione të shumta. “Të gjithë mbetën shumë të habiturë,” përfundoi ai.

Prillin e kaluar, Izraeli prezantoi para gjithë botën, Slingin e Davidit, një ndërhyrës raketash amerikano-izraelit, i krijuar për t’i bërë ballë dhe për t’i dlë kundër arsenalit të Hizbullahut me raketa të mesme. Është një shenjë e qartë se Izraeli është duke bërë përgatitje për një luftë të ardhshme të gjatë kundër Hizbullahut, i cili është edhe aleat i Sirisë edhe i Iranit. Burimi i pavarur i lajmeve me qendër në Londër e përshkroi “Slingin e Davidit” si më poshtë:

Ushtria sionisteështë shprehur se slingi i Davidit, i cili kishte për qëllim mbrojtjen kundër raketave të mesme të zotëruara nga militantët e Hizbullahut të mbështeturë nga Irani në Liban, u bë zyrtarisht operacional dhe i zbatueshëm në ceremoni. Ky plan shënon përfundimin e sistemit multi-shtresor që përfshin shigjetën, të projektuar për të kapur raketat balistike me rreze të gjatë në stratosferë me një sy në Iran dhe Iron Dome, i cili është përdorur për t’u mbrojtur nga raketat me rreze të shkurtër që vijnë nga Gaza brenda territoreve të Izraelit.”

Aktualisht në Izraelpo zhvillohetnjë stërvitje 10-ditore, e cila po udhëhiqet nga IDF. Haaretznga ku raportohet kështu në lidhje merezultatet e arritura:

“Ushtria e Izraelit do të fillojë stërvitjen më të madhe qëështë zhvilluar në 20 vitet e fundit në veri të vendit ditën e martë, një stërvitje që do të përfshijë të gjitha forcat: terrenin tokësor, ajër, det dhe shërbimet e inteligjencës. Stërvitja, e cila do të mbikëqyret nga Komanda Veriore e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit pritet të zgjasë rreth 10 ditë.

Kjo stërvitje do të përfshijë një skenar të përshkallëzimit të menjëhershëm, në të cilin ushtria duhet të mbrojë Izraelin kundër shumë infiltrimeve terroriste në veri. Për shembull, një skenar ka “terroristë” që hyjnë në moshav Shavei Tzion, 15 kilometra nga kufiri libanez, nga deti, ndërsa forcat “Hizbullah” do tësulmojnë Gesher Benot Yaakov në Golan (i cili është edhe një vend i njohur për pasurinëarkeologjik parahistorik). Ushtria gjithashtu do të ushtrojë një sulm ndaj Libanit dhe evakuimin e qyteteve izraelite nga kufiri në përgatitje për mundësinë e sulmeve të rënda të raketave. Do të përfshijë një skenar të përshkallëzimit të menjëhershëm, në të cilin ushtria duhet të mbrojë Izraelin kundër infiltrimit të shumta terroriste në veri.”

Kjo situatëështë një provë që tregon se Izraeli po planifikon të eliminojë Hizbullahun një herë e përgjithmonë. Sipas një raporti të publikuar nga Haaretz thuhet se:

Një zyrtar i lartë i IDF-sëështë shprehur se “Qëllimi i stërvitjes është qëtë testojmë përshtatshmërinë e Komandës Veriore dhe batalioneve përkatëse gjatë një rasti emergjence. Në skenarin e improvizuar, kabineti u thotë forcave të armatosura të mundnin Hizbullahun. Zyrtari është shprehur se “mesa arrij të kuptojë unëqëllimi është qëHizbullahu të goditet në mënyrë të këtillë që as të mos ketë aftësi për të sulmuar askët, por edhe as mos t’i mbetet asnjë dëshirë për të sulmuar më ndokënd.”

Në vitin 2016, Haaretzbëri me dije për herë të parë se Izraeli kishte planifikuar një evakuim që përfshinte më shumë se 78,000 civilë izraelitë për t’i mbrojtur ata kundër raketave që mund të lëshojëHizbullahut në rast të një lufte të vërtetë.

Mos bëni asnjë gabim, lufta tjetër e ardhshme midis Izraelit dhe Hizbullahut do të jetë katastrofike. Një makth për civilët në të dy anët e këtij konflikti.

Për Izraelin Hizbullahu është një pengesë, ndërsa qëllimi është të shkatërrojë Iranin

Ish zëvendës-shefi i stafit të IDF gjenerali i përgjithshëm, Yair Golan foli në Institutin e Washingtonit për Politikën e Lindjes së Afërt (WINEP), një institut me qendër në Washington, D.C ku është shprehur se:

Për Izraelin, Irani përbën “shumë më tepër një kërcënim sesa është Daesh-i (ISIS-i)”, sepse iranianët janë shumë mëtë sofistikuar, ata përbëjnë një formë më e lartë e qytetërimit, ata kanë një infrastrukturë të mirë akademike, industri të admirueshme, shkencëtarë të mirë, shumë të rinj të talentuarë. Ata janë shumë të ngjashëm me ne. Dhe për shkak se ata janë të ngjashëm me ne, kjo gjë i bën ata shumë, shumë më të rrezikshëm.”

Pra, Irani është më i rrezikshëm se ISIS-i apo Al-Kaeda? Në fakt, siç dihet botërisht tashmë, ISIS-i është i financuar dhe armatosur nga SHBA-ja, Izraeli dhe Arabia Saudite për të destabilizuar dhe eventualisht për të imponuar “ndryshim e regjimit” në Lindjen e Mesme si në rastin e presidentit sirian Bashar al-Assad, plan i cili përfundimisht dështoi. Megjithatë, për Izraelin, destabilizimi dhe përfundimisht shkatërrimi i Iranit do të ishte një skenar ideal. Vizioni i Izraelit për Lindjen e Mesme është hegjemonia midis fqinjëve arabë. Irani luan një rol të rëndësishëm në Lindjen e Mesme kur bëhet fjalë për ekonominë dhe gjeopolitikën, prandaj është në interesin më të mirë të Izraelit për të ndarë, për të pushtuar dhe madje për të kolonizuar shtetet arabe duke ndjekur ndryshueshmëritë e tyre etnike dhe sektare (medhhebiste).

Izraeli, i cili është kukulla e Amerikës në Lindjen e Mesme duhet fillimisht të përballet me një pengesë të madhe dhe kjo pengesë është Hizbullahu nëse dëshiron të bëhet një fuqi imperialiste. Lufta me Iranin nuk do të ndodhë në një të ardhme të afërt, sepse Izraelit i duhet fillimisht të shkatërrojë dhe neutralizojë përgjithmonë Hizbullahun dhe madje të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Sirinë para se të ndërmarrin hapin e ardhshëm kundër Iranit.

Unë besoj se qeveria izraelite nën drejtimin e kryeministrit, Benjamin Netanjahu dhe Partisë Likud është mjaftueshëm e rënduar psikologjikisht për të përdorur armët e tyre bërthamore për të shkatërruar Iranin. A do të lejojë administrata e Trumpit që Izraeli të kryejë një sulm të tillë? Me dashurinë e Trump për Izraelin, siç është shprehur ai vetë gjatë një fjalimi të vitit 2016 në një eveniment të Komitetit Amerikan dhe Izraelit të Komitetit të Çështjeve Publike (AIPAC), besoj se ai patjetër që do ta lejojë një gjë të këtillë. Le të shpresojmë që fuqitë botërore të tilla si Rusia dhe Kina do të mund të parandalojnë një luftë të tillë. Lufta që vjen mes Izraelit dhe Hizbullahut do të jetë shumë më e keqe se lufta e fundit në vitin 2006, sepse zyrtarët izraelitë e shohin këtë si një mundësi të hapur (sidomos me një aleat të vendosur si Presidentin e Amerikës, Donald Trump) për të sulmuar Hizbullahun me gjithçka që ka në arsenalin e tij ushtarak. Hizbullahu është i përgatitur edhe për luftën e ardhshme të gjatë me Izraelin. Ai do të marrë fazën qëndrore sapo të fillojë.

Një luftë me Iranin nuk do të ndodhë në asnjë version të së ardhmes së afërt për sa kohë vazhdon tëekzistojëHizbullahu, duke e bërë axhendën imperialiste të Izraelit vetëm një ëndërr që mund të mos bëhet kurrë e vërtetë në fund të fundit.

Burimi : Global Research / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne