Amerika 690 miliardë dollarë shpenzime ushtarake për periudhën 2017-2018

Dhoma amerikane e Përfaqësuesve miratoi një projektligj kompromisi të politikës së mbrojtjes që mbulon mbi 692 miliardë dollarë shpenzime ushtarake për vitin fiskal 2017-2018.

Akti i Autorizimit Kombëtar të Mbrojtjes (NDAA), u miratua me një shumicë votash prej 365 gjatë konferencës së negociatave të komitetit, Shtëpi e Bardhë-Senat.

Varianti i kompromisit do të mundësojë autorizimin e 626,4 miliardë dollarëve për buxhetin bazë të mbrojtjes dhe 65,7 miliardë dollarëve për një fond lufte në mbështetje të angazhimit të trupave ushtarake në vendet si Afganistani.

Legjislacioni, që pritet t’i kalojë Senatit do të sigurojë më shumë të ardhura për teknologjinë e mbrojtjes raketore për të qënë në gjendje për të vepruar ndaj kërcënimeve nga Koreja e Veriut.

Gjithashtu, ekziston një fond për rritjen e pagave të trupave ushtarake me 2,4 për qind dhe një rritje prej 20 000 trupash aktivë dhe rezervë në të gjitha shërbimet dhe operacionet në Afganistan që përfshijnë një numër më të madh anijesh, aeroplanësh dhe pajisjesh të tjera ushtarake.

Anëtarët e Kongresit pro rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen janë ankuar se limiti i shpenzimeve ka penguar programet ushtarake, duke i vështirësuar përpjekjet ndaj kërcënimeve nga Koreja e Veriut.

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne