Amerika avionë në Kucovë, Veliaj dragonj kinezë në Sheshin Skënderbej

NGA GJERGJI THANASI

Investimi i NATO-s (Amerikës) për modernizimin e bazës ushtarako-ajrore të Kucovës dhe vizita e gjeneralit me katër yje Tod Uolltërs në Shqipëri u pasqyrua gjerësisht në mediat e jashtme e tek tuk edhe ato botërore. Me interes na u duk pasqyrimi i kësaj vizite në revistën “Stars and Stripes” (që nga viti 1861), revistë kjo e specializuar e forcave të armatosura amerikane. Kjo revistë është pak a shumë si ekujvalenti i Revistës “Ushtria Popullore” në kohën e Dullës. Në shkrimin e botuar në revistë për këtë vizitë (Linku:  https://www.stripes.com/news/nato-footprint-in-albania-to-grow-with-construction-projects-at-former-soviet-air-base-1.566053) na tërhoqi vëmendjen një frazë e tillë: Albania wanted to host a U.S. or NATO presence to counter Russian efforts to expand its influence, as well as to balance growing interest in the region from countries such as China and Iran. Përkthimi: Shqipëria dëshiron të mirëpresë një prezencë amerikane apo të NATO-s për të kundërshtuar përpjekjet e Rusisë për të zgjeruar ndikimin e saj, si edhe për të balancuar interesin në rritje në rajonin tonë të vendeve të tilla si Kina dhe Irani.

Një citim i tillë i ministres Xhacka nga një revistë e specializuar e forcave të armatosura amerikane nuk është e rastësishme. Për amerikanët modernizimi i aerodromit ushtarak të Kucovës ka rëndësi të vecantë për politikat e tyre afatgjata në Ballkan në sens anti rus, anti kinez dhe anti Iranian. Birinxhi fare! Për një patriot shqiptar gjithcka në rregull.

 Fatkeqësisht në Rilindjen e kryeministrit Edvin ministrja Xhacka i bie patkoit, ndërsa kryebashkiaku (“Princi Trashëgimtar”) Erion Velija i bie gozhdës. Kjo Rilindja e kryeminsitrit Edvin nga një anë kërkon prezencë ushtarake amerikane (NATO-je) në truallin shqiptar për të balancuar interesin në rritje ndër të tjera të Kinës dhe nga anan tjetër Erionka i Bashkisë në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën Kineze në Tiranë duke filluar nga 1 shkurti 2019 do të festojë me madhështi Vitin e Ri kinez (Sic!). Punonjësit e dekorit të Bashkisë Tiranë me ndihmën e atashehut kinez e kanë mbushur Sheshin Skënderbej me dragoj kinezë, me lule,  窗花, me perëndi kineze zbukuruese dyersh门神 apo edhe me gjuetarë kundra djajve tipikë kinezë (钟馗).

Në mënyrë figurative mund të themi se “Trashëgimtari i Fronit” Erion Veliaj F. 35 amerikanë në Kucovë (që nga pranvera 2020) po u kundërvë dragojtë kinezë në Sheshin Skënderbej! Meqenëse jemi në vigjilje të Vitit të Ri kinez, po e mbyll këtë shkrimin tim duke i bërë një urim me jeroglife kineze kryebashkiakut të Tiranës: 福

Le të shpresojmë, që këtë mars Erion Veliaj në bashkëpunim me Ambasadën Iraniane në Tiranë, do e zbukurojë sa më mirë sheshin Skënderbej për të festuar Vitin e Ri Iranian e në janar 2020 (po e kandidoi Rama) le të shpresojmë se në Sheshin Skënderbej do festohet Viti i Ri sipas Kalendarit Julian (Sic!).

Për koinidencë, ndërsa kryebashkiaku Veliaj Erion lehtëson penetrimin kinez në Sheshin Skënderbej, daja i tij, kryevajguras (Kryetar i Bashkisë së Urës Vajgurore) mirëpret amerikanët ne Kucovë.Tipik monopol rilindas sipas asaj shprehjes angleze: Hunting with the hounds and running with the hare!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne