Amerika e shqetësuar nga marrëveshja raketore e Turqisë me Rusinë

Përfaqësuesi i Amerikës në NATO e cilësoi reale dhe shqetësuese blerjen e sistemit raketor S-400 të Rusisë nga Turqia.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Kay Bailey Hutchison të premten në reagim ndaj vendimit të Turqisë për të blerë sistemin raketor S-400 nga Rusia, deklaroi fakti se Turqia ka blerë një sistem mbrojtës nga Rusia është një problem real. Ky funksionar amerikan shtoi se ky vendim i Ankarasë ka krijuar shqetësime për NATO-në sepse sistemi raketor S-400 i Rusisë nuk është në harmoni mes sistemet raketore të cilat përdorë NATO. Dmitri Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, në përgjigje ndaj protestave të Amerikës dhe NATO-s për marrëveshjen raketore mes Moskës dhe Ankarasë, ka deklaruar se askush nuk ka të drejtë të kritikojë Rusinë dhe Turqinë për shkak të bashkëpunimeve ushtarake dhe teknike, sepse kjo kontratë është në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe në asnjë mënyrë nuk është kundër ndonjë vendi tjetër. Ndërkohë Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë të premten ka deklaruar se Turqia po zhvillon negociata për të blerë edhe sistemin raketor S-500 nga Rusia./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne