Gazeta Impakt

Ne nje takim klandestin me dyer te mbyllura qe xhihadistet iraniane organizuan dje me 22 shtator ne hotel Sheraton ne Nju Jork, rreth 70 mbeshtetes te xhihadit te MEK-ut moren pjese. Nder te ftuarit ishin edhe nje grup ish-zyrtaresh dhe pensionistesh amerikane, te cilet u paguan nga MEK-u per fjalimet e tyre. Ne rradhen e ish-zyrtareve pensioniste amerikane ishin ish-bashkiaku i Nju Jorkut Rudolph Giuliani, pensionisti gjeneral James Jones, pensionisti ish keshilltar i sigurise amerikane Michael Mukasey dhe ish-ministrat e jashtem te Frances dhe Italise, Bernard Kouchner dhe Giulio Terzi.

Ne takim, kryetarja e grupit xhihadist te MEK-ut foli me skype pasi autoritetet amerikane ia kane ndaluar hyrjen ne Amerike kryetares se grupit ish-terrorist. Plaka Marjam Raxhavi pasi i pershendeti pensionistet qe ajo kishte paguar rende me para per fjalet qe ata do lexonin, vazhdoi fjalimin me perrallat e saj, ku ajo pretendon se nje dite do te bej xhihad ne Iran.

Fjalimi i plakes Marjam Raxhavi u ndoq nga fjalimi i pensionistit Rudy Giuliani i cili falenderoi paguesen e tij, Marjamin dhe tha qe nje dite Irani do udhehiqet nga Marjamja. Rudy mbrojti MEK-un gjate fjalimit te tij duke thene qe MEK-u nuk eshte nje Kult sikur deshmojne shume organizata dhe studiues, por eshte nje organizate revolucionare. Edhe te paguarit e tjere pensionist qe nga James Jones e deri te Bernard Koushner perseriten te njejtat perralla – per sa kohe qe madam Rajavi u kishte paguar udhetimin, hotelin, dhe per fjalimet e tyre. Ne fjalimet e te paguareve nga Marjam Rajavi nuk u permend ne asnje moment fakti qe MEK-u mban pengje ne Shqiperi, ka radikalizuar njerez me idene e xhihadit dhe qe rreh e debon gazetaret. Autoritetet amerikanet te cilat i refuzuan vizen terroristes plake Marjam Rajavi dhe qe e njohin natyren e frikshme te MEK-ut, u distancuan ne nje deklarate te departamentit te shtetit ne lidhje me takimin ne hotelin Sheraton te Nju Jorkut. Rudy Giuliani e pranoi vete ne fjalimin e tij, qe administrata amerikane nuk eshte dakort me ato qe thoshte Giuliani aty.

Ne fjalimet e porositura nga MEK-u, te binte ne sy qe te gjithe folesit perseriten perrallat e MEK-ut, te cilat pretendojne se ne mars 2018 Irani kishte planifikuar nje sulm terrorist kunder pleqve dhe plakave iraniane te Manzes. Kjo genjeshter qe MEK-u perserit pa mbarim tanime po kthehet ne nje “te vertete” ne boten e FAKE NEWS-it. Por pervec sulmeve kunder Iranit, muxhahedinet iraniane sulmuan indirekt edhe Shqiperine dhe shtetin shqiptar. Gjenerali ne pension James Jones, ne minuten e 57 te videos me poshte shprehte pakenaqesine me autoritetet shqiptare te cilat nuk po u japin status te plote azili xhihadisteve iranian – status qe me pas do te coj ne marrjen e pasaportave shqiptare nga afro 4000 xhihadiste – te cilet me pas do hyjne ne zonen Schengen dhe mund te bejne sulme terroriste. Sulmi kunder shtetit shqiptar, tregon pabesine qe MEK-u ka ndaj Shqiperise dhe mos-falenderimit qe kjo organizate xhihadiste ka ndaj autoriteteve shqiptare per gjithecka qe ata kane bere. Pabesia e MEK-ut kunder kryeministrit Edi Rama dhe qeverise se Rilindjes, i ngjan pabesise se tyre me heret ndaj Sadam Hyseinit i cili eshte njeriu me me rendesi ne historine e MEK-ut pas kryeministrit Edi Rama.

 

Ne kete tubim, komandanti suprem i MEK-ut ne Amerike, Ali Safavi nxorri edhe gazetaret qe MEK-u paguan ne Amerike, nder te cilet edhe kambistin Tedd Wood i cili perpara pak ditesh ishte ne Shqiperi qe te prodhonte nje video mbi “resortin e xhihadit” qe MEK-u ka ndertuar ne Manze. Ne intervisten e Tedd Woodit, kambisti amerikan permendi faktin qe gjate vizites se tij ne Shqiperi, ai dhe Ali Safavi jane percjellur nga tre makina te organeve te sigurise shqiptare. Mesa duket SHIK-u dhe qeveria shqiptare nuk u ze bese kollaj xhihadisteve iraniane dhe ne vecanti komandant Ali Safavit i cili ka marre pjese ne vrasjet e kurdeve ne Irak ne kohen e Sadam Huseinit. Videoja e Ali Safavit, Tedd Woodit dhe kompani eshte me poshte:

55