Amerika i kërkon Kinës të ndërmjetësoj në konfliktin me Korenë e Veriut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB ka kërkuar nga Kina që të ndërmjetësoj në konfliktin me Korenë e Veriut dhe ka shtuar se Kina duhet t’i bëj presion Korenë e Veriut që të tërhiqet nga kërcënimet e saj.

Kanali televiziv ABC News bënë të ditur se Nikki Haley, përfaqësuesja e SHBA në OKB, duke iu referuar arrestimit të një qytetari amerikan në Korenë e Veriut, i bëri thirrje Kinës që të ndërmjetësojë për lirimin e shtetasit amerikan. Në vazhdën e tensioneve midis Phenianit dhe Uashingtonit mbi programin bërthamor të Koresë së veriut, janë arrestuar tre shtetas amerikanë në Korenë e Veriut. Amerika kërkon nga Kina që të bëjë presion mbi Korenë e Veriut në lidhje me programin e saj bërthamore./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne