Amerika kontrollon rreth 10 baza në rajonet kurde në Siri

Agjencia turke e lajmeve Anatoli ka njoftuar se Amerika aktualisht ka kontrollin e 10 bazave ushtarake në rajonet e

kontrolluara nga Partia Unioni Demokratik i Kurdistanit dhe grupi Njësitë e Mbrojtjes Popullore në territorin e Sirisë. Në këtë raport po ashtu thuhet se dy baza ajrore në rajonin Remilan në provincën Hasake në vitin 2015 kanë qenë në funksion të ushtarëve amerikanë. Në vitin 2016 një bazë speciale për helikopterë në një fshat në afërsi të qytetit Kubani ka qenë po ashtu në shërbim të Amerikës. Kohët e fundit Turqia ka akuzuar SHBA për mbështetje të kurdëve në Siri./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne