Amerika Latine e interesuar për Islamin

Anibal B. Bakir, kryetar i Qendrës Islamike të Republikës së Argjentinës (CIRA).

Ka një interesim në rritje për fenë Islame në Amerikën Latine, tha të premten Anibal Bachir Bakir, kreu i Qendrës Islamike të Republikës së Argjentinës (CIRA).

Në një intervistë me Agjencinë Anadolu, Bakir shpjegoi se CIRA u krijua në vitin 1926 me qëllim të promovimit të kulturës muslimane dhe mësimeve të Islamit.

Sipas Bakirit, CIRA gjithashtu ofron shërbime për komunitetet myslimane lokale, duke përfshirë kurse në gjuhën dhe historinë arabe, ligjërata mbi besimin musliman, martesat dhe funeralet islame.

Rreth 400 studentë aktualisht janë të regjistruar në shkollën Omar bin Khattab në Buenos Aires, e cila u themelua fillimisht nga CIRA, tha Bakir.

“Myslimanët erdhën për herë të parë në Amerikën Latine, pasi ikën nga inkuizioni spanjoll”, tha Bakir.

“Rreth 400,000 muslimanë që tani jetojnë në Argjentinë vijnë nga Siria dhe Libani në migrimin masiv të viteve 1900,” shtoi ai.

“Gjatë gjithë historisë së Argjentinës,” Bakir tha, “të krishterët, muslimanët dhe hebrenjtë kanë bashkëjetuar gjithmonë”.

Ai shtoi: “Argjentina është një vend ku të gjitha këto bashkësi të ndryshme fetare, së bashku me jo besimtarët, mund të jetojnë së bashku në paqe”.

Burimi: IQNA / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne