Amerika mbështet sanksionuesit e Katarit

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka mbështetur listën e kërkesave të vendeve arabe kundrejt Katarit.

Me anë të një deklarate, DASH ka thënë se disa prej kërkesave të parashtruara Katarit janë shumë të vështira për tu zbatuar mirëpo ekzistojnë rrugët që çështja të zgjidhet nëpërmjet bisedimeve. Të enjten e kaluar Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet dhe Bahrejni kanë parashtruar një listë me kërkesa për Katarin si kusht për normalizimin e marrëdhënieve me këtë vend. Lista përbëhet nga 13 kushte prej të cilave është ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, ndërprerja e mbështetjes për Hezbullahun dhe për lëvizjen Vëllazëria Myslimane në Egjipt. Vendet e lartpërmendura kanë ndërprerë marrëdhëniet e tyre diplomatike me Katarin që prej 5 qershorit me pretekstin se ky vend mbështet grupet terroriste./ pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne