Amerika mund të gjykohet për mbështetjen e dhënë ndaj PYD/YPG-së

TRT

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të eliminuar terrorin e DAESH-it, shpallën fuqi tokësore PYD/YPG-në, që është zgjatim i PKK-së në Siri, territore nga ku kryen sulme terroriste ndaj Turqisë. Në këtë aspekt Amerika ka përvetësuar politikën e pajisjes së këtyre militantëve me armë të rënda si dhe trajnimin e tyre.

Kjo gjendje, në pikën e luftës kundër terrorit, tregon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me rregullat e drejtësisë ndërkombëtare, shpërfillin edhe disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë kuadër, e parë nga rezoluta numër 13731 e miratuar në seancën e 4385-të të datës 28 shtator 2001 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të zhvilluar pas sulmeve të 11 shtatorit, vihet re se “aktivitetet terroriste, metodat dhe zbatimet bien ndesh me qëllimin dhe parimet e Kombeve të Bashkuara, gjithashtu financimi i veprimeve terroriste, planifikimi dhe nxitja e tyre shpallet se bie ndesh në të njëjtën mënyrë me qëllimin dhe parimet e Kombeve të Bashkuara.

Në rezolutë tërhiqet vëmendje gjithashtu se “duke ndaluar sigurimin e rekrutimit të anëtarëve të organizatës terroriste dhe sigurimin e armëve për organizatën terroriste; të gjitha shtetet duhet të evitojnë mbështetjen ndaj personave dhe institucioneve të përfshira në çdo mënyrë të mundshme qoftë aktive ose pasive në akte terroriste. Edhe në rezolutën 23702 të miratuar në vitin 2017 në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara tërhiqet vëmendja se shtetet nuk duhet të mbështesin terroristët.

Po të shohim lajmin3 e datës 3 shkurt 2018 në lidhje me këtë temë të Agjencisë Turke të Lajmeve Anadolli (AA), vëmë re deklaratat e Kreut të Departamentit të Drejtësisë Penale dhe Procedurave Penale pranë Fakultetit të Juridikut në Universitetin e Stambollit, Prof. Dr. Adem Sozuer (Sözüer), se mbështetja e Amerikës ndaj organizatës terroriste PYD/YPG bie ndesh me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Sozuer bën të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hyrë në aktivitetin e mbështetjes së terrorizmit drejtpërsëdrejti duke armatosur një organizatë terroriste dhe duke i dhënë trajnim anëtarëve të saj. Ai bën të ditur se kjo përbën një shkelje të rezolutës numër 1371 (2001) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe rezolutës numër 2370 (2017) të miratuar me unanim votash vitin e kaluar. Së bashku me rezolutën e fundit të përmendur është konfirmuar edhe një herë rezoluta numër 1371 dhe është tërhequr vëmendja se në lidhje me mos mbështetjen e terroristëve në asnjë mënyrë theksohet se duhet parandaluar dhënia armë terroristëve nga shtetet. Sozuer shton se pika 7 e rezolutës në fjalë i bën thirrje shteteve anëtare që të marrin masa e duhura në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar kundër armatimit të terroristëve në rajonet e përleshjeve.

Sozuer, duke theksuar se sipas rezolutës numër 1371 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe parimeve të përgjithshme të drejtësisë ndërkombëtare, një shtet është i detyruar ti qëndrojë larg krijimit të një grupi të armatosur dhe organizimit ose stimulimit të sulmeve të këtyre grupeve ndaj kufijve të një shteti tjetër; “Për këtë arsye Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të lindin përgjegjësi për aktet e gabuara. Në këtë pikë mund të vij në rend të ditës çështja e aplikimit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për shkak të të drejtës për veto nuk mund të merren vendime për sanksione ndaj Amerikës dhe vendeve të tjera. Për këtë arsye nuk është e mundur që të ngrihen gjykata për procedim gjyqësor të autoriteteve amerikane si në rastin e Ruanda-s ose Jugosllavisë.

Në këtë pikë Turqia ose një vend tjetër ka të drejtën të gjykojë krimet terroriste qofshin kundër vendit të saj apo ndonjë vendi tjetër. Për shembull; për shkak të krimeve të luftës gjatë pushtimit të Irakut, vendet mund të gjykojnë në vendet e tyre autoritetet amerikane të asaj periudhe. Edhe Turqia mund të gjykojë autoritetet amerikane për shkak të armëve që i kanë dhënë PKK/PYD-së”. Ky ishte një vlerësim i profesorit Sozuer. Ndërkaq ai ka tërhequr vëmendjen se nga aspekti i drejtësisë penale, përgjegjësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të lindë për shkak të “kontrollit ndikues” ndaj grupeve zgjatuese të organizatës terroriste PKK dhe bën të ditur se Amerika dhe Siria nuk janë palë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Në këtë aspekt është nënvizuar se deri më sot, për krimet e luftës dhe kundër njerëzimit në vende të tilla si Vietnam, Afganistan, Irak dhe Libi, për grushtet e shtetit të përgjakshme të organizuara në shumë shtete dhe për torturat në Guantanamo, nuk është krijuar një mekanizëm efektiv që mban përgjegjës Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga aspekti i Drejtësisë Ndërkombëtare Penale.

Duke u nisur nga këto informacione dhe vlerësime, mund të themi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë trajnuar dhe mundësuar armë dhe municione për PYD/YPG-në, që është zgjatimi i organizatës terroriste PKK në Siri, nuk ka zbatuar rezolutat 1373 dhe 2370 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën kundër terrorit.

Nga ana tjetër, e parë nga aspekti i periudhës së afërt, vihet re se për një çështje të ngjashme Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përjetuar divergjenca edhe me Nikaraguan. Për shkak se Uashingtoni bashkëpunoi me organizatat terroriste, trajnoi militantët, i pajisi me armë dhe i dha mbështetje financiare, në vitet 1980 çështja u çua në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Gjykata e dha vendimin përfundimtar në vitin 1986.

Në këtë aspekt, vendimi me datë 27 qershor 1986 i marrë nga gjykata në lidhje me “Çështjen e Aktiviteteve Ushtarake dhe Paramilitare kundër Nikaraguas në Nikaragua” përbën një shembull të rëndësishëm për këtë çështje4.

Në vitin 1979 në Nikaragua, revolucionarët e majtë Sandinista duke rrëzuar regjimin e djathtë të Somoza-s, krijuan një koalicion të ri dhe qeveria Sandinista që erdhi në pushtet duke rritur me shpejtësi fuqinë ushtarake filloi të krijojë lidhje me vendet socialiste të asaj periudhe si Bashkimi Sovjetik dhe Kuba. Kjo gjendje binte ndesh me interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ‘luftonte’ me botën socialiste. Amerika i dha ndihma ushtarake dhe logjistike grupeve të armatosura që ishin kundër regjimit Sandinista dhe krahas sa i dha atyre mbështetje në taktikë dhe trajnim shërbimi informativ. Qeveria e Nikaraguas, pasi dështoi në luftën me grupet e armatosura (Contra) të mbështetura nga Amerika, aplikoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësi kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dëmshpërblim për shkak se Amerika kishte ndërhyrë në punët e brendshme të vendit dhe për aktivitetet ushtarake dhe gjysmë ushtarake (në Nikaragua).

Në aplikimin e saj Nikaragua bënte të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin shkelur obligimet që zënë në vend në ligjet e Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës së Shteteve Amerikane (OEA). Kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dolën kundër duke bërë të ditur se një vendim i mundshëm i Gjykatës për shkeljen e marrëveshjeve shumëpalëshe si ato të OKB-së dhe OEA-së nuk është vetë një çështje dypalëshe por në të njëjtën kohë do të ndikonte edhe shtetet e tjera palë të këtyre marrëveshjeve. Sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk mund të kishte të drejtën të shqyrtonte këtë çështje pa marrë miratimin e të gjitha palëve.

Gjykata pa të përshtatshme arsyen e dytë të parashtruar nga Amerika. Prej palëve të treta çështja nuk u shqyrtua në bazë të shkeljeve të parimeve të OKB-së dhe OEA-së, por duke u bazuar në drejtësinë zakonore (droit coutumier) dhe të drejtën e përgjithshme urdhëruese (jus cogens) Gjykata vendosi autorizimin për të përcaktuar nëse ishte shkelur apo jo e drejta ndërkombëtare. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si rrjedhojë e vlerësimit të bërë duke ndjekur këtë rrugë, mori vendim që Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkelën parimet themelore të drejtësisë ndërkombëtare në këto tre pika5:

– Ndërhyrja ndaj sovranitetit të një shteti tjetër duke përdorur forcë. Sipas Gjykatës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin shkelur këtë parim duke armatosur, pajisur dhe financuar Contra-t (në Nikaragua). Arsye për këtë u treguan sulmet e Contra-ve, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë viteve 1983-1984 në Puerto-Sandino, Corinto, Potosi, San-Juan, shkeljen e hapësirës ajrore të Nikaraguas dhe minimi i ujërave territoriale dhe të brendshme të këtij vendi.

– Inkurajimi i veprimeve të shkeljes së parimeve të përgjithshme të drejtësisë njerëzore (droit humanitaire). Në lidhje me këtë Gjykata tërhoqi vëmendjen në provat konkrete të operacionit psikologjik në luftën e gorillave të mbështetur në mënyrë të hapur dhe konkrete nga udhëheqja amerikane.

-Shkelja e marrëveshjes së miqësisë, tregtisë dhe lundrimit dypalësh. Në lidhje me këtë Gjykata theksoi se embargoja ekonomike e zbatuar nga Amerika ndaj Nikaraguas në vitin 1981 dhe embargoja e përgjithshme e vitit 1985 bie ndesh me marrëveshjen dypalëshe në fjalë.

Gjykata duke parashtruar këto arsye e kishte dënuar Amerikën ti paguante Nikaraguas një dëmshpërblim që do të përcaktohej më vonë (17 miliardë dollarë).

Në çështjen e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Nikaraguan, të pranuar me 12 votave kundrejt 3 votave, disa pika kanë një rëndësi të madhe. Para së gjithash Gjykata ka vendosur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë armë, trajnim, pajisje dhe mbështetje financiare forcave opozitare të qeverisë së Nikaraguas; së bashku me këtë mbështetje, duke bërë ndërhyrje që përfshijnë përdorimin e forcës kundër Republikës së Nikaraguas, ka shkelur obligimin për “mos përdorimin e forcën kundër një shteti tjetër” që përfshihet në drejtësinë ndërkombëtare dhe ka dëmtuar pavarësinë e vendit duke ndërhyrë në punët e brendshme të Nikaraguas.

Ashtu siç kuptohet nga këto vendime, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përcaktoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndihmuar Contra-t dhe i kanë mbështetur ata në shumë fusha; për këtë arsye duke mbajtur përgjegjës Amerikën për veprimet në fjalë, mori vendim në favor të qeverisë së Nikaraguas. Kjo gjendje para së gjithash bie ndesh me ndalimin e përdorimit të forcës, që zë vend në nenin numër 2 të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe ndërhyrjen në punët e brendshme të një shteti tjetër. Edhe Gjykata ka vendosur6 se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkelur rregullin ligjor ndaj Nikaraguas që parashikon mos përdorimin e forcës ndaj një shteti tjetër. Pas kësaj Gjykata studioi edhe dimensionin e mbështetjes që Amerika kishte siguruar për Contra-t dhe vlerësoi nëse kjo mbështetje ishte apo jo në dimensionin e sulmit me armë. Kurse në këtë temë, Gjykata bëri të ditur se koncepti “sulm me armë” kishte të bënte me aktet që u përdorën vetëm nga njësitë e armatosura dhe nuk përfshinte sigurimin e armëve, logjistikës ose ndonjë mbështetjeje tjetër të Contra-ve. Gjykata bëri të ditur se dërgimi i një çete të armatosur në një shtet tjetër është e mjaftueshme për tu quajtur një sulm me armë, por dërgimi i armëve ose sigurimi i armëve për çetat nuk mund të pranohej si një ‘sulm me armë’. Për këtë arsye, këto lloj ndihmash, bien ndesh vetëm me përdorimin e forcës dhe mund të pranohen si ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti tjetër. Çështja e Nikaraguas ishte e rëndësishme pasi mbështetja e grupeve ose organizatave opozitare me armë nga ana e shtetit nuk mund të ishte e njëjtë me sulmin me armë dhe si rrjedhojë kjo gjendje nxirrte në shesh vendimin për të mos i dhënë autorizim për përdorimin e të drejtës legjitime për tu mbrojtur shteteve të tjera7.

Specialistët, që ndoqën këtë thurje logjike të përdorur nga Gjykata, bëjnë të ditur se pavarësisht se grupet terroriste ose terroristët nuk janë organe shtetërore, në rast të mbështetjes ose drejtimit nga ana e shtetit, mund të jenë personel jo i ligjshëm i shtetit në fjalë. Për këtë arsye aktet terroriste të kryera nga persona ose grupe që planifikohen, drejtohen ose mbështeten nga shteti, do të mbahen përgjegjës për këto akte sikur ti kishin kryer organet e veta8. Por përfshirja apo jo e një shteti me aktivitetin e kryer nga aktorët jashtë shtetit është një çështje që duhet të ishte studiuar. Në këtë pikë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në çështjen e Nikaraguas, përcaktoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte siguruar armë, mbështetje financiare dhe logjistike ndaj Contra-ve, që zhvilluan sulme ndaj udhëheqjes Sandinista dhe civilëve, por duke bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kishin cilësinë e akteve sulmuese, mori vendimin se në rast të një kontrolli efektiv mbi Contra-t dhe veprimet e realizuara nga ata, mund të lindte përgjegjësia ligjore.

Së bashku me këtë nuk bënte përcaktimin e kufijve të parametrit të ‘kontrollit efektiv’. Në këtë pikë Divani kishte bërë të ditur se, për të nxjerrë në shesh përgjegjësinë ligjore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nikaragua ishte e detyruar të provonte ndikimin e kontrollit të Amerikës mbi operacionet e realizuara nga Contra-t.

SHBA kishte ndihmuar organizimin, trajnimin dhe pajisjen e Contra-ve dhe duke i drejtuar ata kishte luajtur rol në planifikimin e disa operacioneve. Por Gjykata, për të provuar lidhjen e veprimeve të grupeve të armatosura me Amerikën kishte vënë një kufi të lartë dhe kishte marrë vendim që, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk zotëronin një kontroll efektiv mbi Contra-t dhe këta të fundit nuk ishin një organ de fakto i Amerikës. Me arsyetimin se nuk kishin një lidhje për realizimin e veprimtarive të grupeve të armatosura, Gjykata kishte vendosur se nga aspekti i Amerikës nuk ishte bërë një sulm rrjedhimor.

Si përmbledhje mund të themi se ndihma e armëve dhe sigurimi logjistik, financiar, trajnues dhe informativ i një shteti ndaj kryengritësve të një shteti tjetër, shkel parimet edhe të ndërhyrjes në punët e brendshme të një vendi tjetër edhe të përdorimit të forcës, të cilat janë përcaktuar në kartën e Kombeve të Bashkuara, por këto ndihma nuk mund të pranohen si “sulm me armë”. Si rrjedhojë, vendet që janë përballë me kërcënimin e interesave sipas secilës rruge të lartpërmendur, nuk kanë të drejtë të përdorin forcë në kuadër të mbrojtjes legjitime9. Së bashku me këtë, vendit që ka bërë shkelje dhe që është bërë shkak për shkelje mund ti jepet obligimi për dëmshpërblim. Kjo gjendje është e qartë që bëhet shkak për humbjen e prestigjit të vendit dëmshpërblyes në fushën ndërkombëtare.

Nëse hapet një gjyq kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që i ka dhënë terroristëve një maune plot me armë, është e mundshme që para së gjithash të diskutohet lidhja ndërmjet PYD/YPG dhe PKK-së. Në këtë pikë, në prill të vitit 2016, në media ishte pasqyruar deklarata e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes së asaj periudhe, Ashton Carter gjatë përgjigjeve të senatorëve në Komitetin e Shërbimeve me Armë të Senatit për lidhjen e PKK-së me PYD/YPG10.

Pyetjes së Senatorit Lindsay Graham: “A keni dëgjuar për PYD dhe YPG-në?”, Carter iu përgjigj duke thënë “Po” ndërsa pyetjes se “Cilët janë këta?”, Carter iu përgjigj “Janë grupe kurde”. Kurse pyetjes: “A është YPG-ja krahu i armatosur i PYD-së?”, Carter iu përgjigj duke thënë: “Po është e vërtetë”. Pyetjet së Graham: “Raportet bëjnë të ditur se këta kanë lidhje me PKK-në ose të paktën kanë marrëdhënie të rëndësishme. A është e vërtetë kjo?”, Carter iu përgjigj duke thënë: “Po”11. Pasi Graham tha se PKK-ja është një organizatëp terroriste për Turqinë, Carter iu përgjigj duke thënë: “PKK-ja nuk është një organizatë terroriste vetëm për Turqinë por edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çështjet e biseduara nga Carter mund të shihen si një deklaratë në nivel të lartë të udhëheqjes së Uashingtonit për lidhjen PKK-PYD/YPG.

Në artikullin me datë 7 shkurt 2018 të Gazetës “Posta” në lidhje me këtë çështje, Nedim Sener shkruan se Turqia përgatitet të ngrejë pati kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës për armët e dhëna PYD/YPG-së , që është krahu i organizatës terroriste PKK në Siri, madje bënte të ditur se kishin mbetur vonë për këtë (duhet të ishte bërë më parë). Nëse ngrihet një padi e tillë, Amerika, që i ka dhënë armë terroristëve, do të parashtrojë se nuk ka lidhje ndërmjet PYD/YPG dhe PKK-së, por për lidhjen e PYD/YPG dhe PKK-së bëhet e ditur se ka raporte në duart e udhëheqjes amerikane. Soner, i cili mendon se në të vërtetë nuk është e nevojshme për kërkimin e shumë provave, pasi kjo është pranuar nga ana e Sekretarit amerikan të Shtetit, Ashton Carter në deklaratën e sipërpërmendur në Senat dhe në këtë aspekt ka shtuar se prova që do të dënojë Amerikën gjendet në regjistrimet e Senatit amerikan.

Nga ana tjetër, vihet re se në periudhën e fundit, gjenden shumë lajme në lidhje me këtë çështje në median kombëtare12.

Në lajmet që kanë të bëjnë me këtë çështje13, përgjithësisht në diskutimet mbi mbështetjen, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë YPG në Siri, ku organizata terroriste PKK luan një rol aktiv, bëhet e ditur se Turqia duhet ti drejtohet platformës ndërkombëtare për të drejtën e saj dhe duke u nisur nga fakti se është provuar marrëdhënia e YPG/PYD-së me PKK-në, të cilës Amerika14 i jep armë dhe e mbështet në logjistikë, bëhet e ditur se udhëheqja amerikane ka kryer krim pasi ka shkelur kushtetutën e Amerikës dhe nëse do të kërkohet, kjo mund të jetë një çështje për padi. Në këtë pikë, rikujtohet raporti i Njësisë së Shërbimit Informativ për Luftën kundër terrorit, i themeluar në Shtëpinë e Bardhë në periudhën e presidencës së Barack Obama-s dhe duke nënvizuar se në raport theksohet marrëdhënia e PYD-së dhe PKK-së, bëhet e ditur se në kushtetutë zë vend shprehja “mbështetja ndaj organizatës terroriste, që zë vend në listë, është një krim kushtetues” mund të sillet në rend të ditës edhe çështja e gjykimit.

[1] Shih rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara numër 1373 me datë 28 shtator 2001

https://www.un.org/en/sc/ctc/specialmeetings/2012/docs/United%20Nations%20Security%20Council%20Resolution%201373%20(2001).pdf

[2] Shih rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara numër 2370 me datë 2 gusht 2017

https://www.un.org/press/en/2017/sc12938.doc.htm

[3] shih lajmin përkatës: http://aa.com.tr/tr/dunya/abd-pydye-verdigi-silahlardan-dolayi-yargilanabilir/1053248

[4] Artikulli me datë 6.2.2018 i Akin Ozçer, “Si dënoi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë Amerikën?” http://serbestiyet.com/yazarlar/akin-ozcer/adalet-divani-abdyi-nasil-mahkum-etmisti-845450

[5] Artikulli me datë 6.2.2018 i Akin Ozçer, “Si dënoi Gjykata Ndërkombëtare e Dhrejtësisë Amerikën?” http://serbestiyet.com/yazarlar/akin-ozcer/adalet-divani-abdyi-nasil-mahkum-etmisti-845450

[6] Case Concerning Military And Paramilitary Activities In And Against Nicaragua (Nicaragua V. United States Of America), International Court Of Justice. http://www.icj-cij.org/files/case-related/70/070-19860627-JUD-01-00-EN.pdf

[7] Artikulli i Eren Alper Yılmaz dhe Orhan Irk “Nikaragua Divan Kararları Işığında Kuvvet Kullanma Ve Meşru Müdafaa Sorunu” për revistën e Universiteti Celal Bayar qershor 2015

[8] Teza e doktoraturës së Ahmet Hamdi Topal, “Uluslararası Hukukta Devlet Destekli Terörizme Karşı Kuvvet Kullanma”

[9] Faqja 158 e tezës për doktoraturë e Ahmet Hamdi Topal, “Uluslararası Hukukta Devlet Destekli Terörizme Karşı Kuvvet Kullanma”, Universiteti Ankara 2004, Ankara, faqja 158

[10] Faqja 165

[11] shih lajmin : http://aa.com.tr/tr/dunya/abd-savunma-bakani-pkk-ile-ypg-ve-pyd-iliskisini-kabul-etti/563312

[12] shih lajmin:https://www.c-span.org/video/?c4591267/lindsey-graham-throws-ypgjpyd-bus

[13] Lajmi i Nedim Şener, “Aranan Delil ABD Senatosu’nda”, i publikuar në gazeten Posta, më 7 shkurt 2018. http://www.posta.com.tr/aranan-delil-abd-senatosu-nda-nedim-sener-yazisi-1379577

[14] Për lajme të ngjashme shih: https://www.yenisafak.com/gundem/turkiyeden-yargi-hamlesi-abd-yetkililerini-yargilayabilir-3089475, http://www.hurriyet.com.tr/ankara-abdye-davayi-tartisiyor-40732436, https://www.sabah.com.tr/gundem/2018/02/07/abdnin-pydpkkya-silah-destegine-suc-duyurusu, https://www.takvim.com.tr/guncel/2018/02/06/turkiye-abdye-dava-aciyor, http://www.yeniakit.com.tr/haber/teror-destekcisi-abd-icin-harekete-gecildi-420602.html.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne