Amerika nuk ka pasur rol në çlirimin e Mosulit

Një zëdhënës ushtarak irakian se SHBA nuk kishin asnjë rol në çlirimin e Mosulit, pavarësisht raporteve perëndimore që karakterizonin trupat amerikane si udhëheqëse të operacionit për të rimarrë qytetin nga ISIS.

Zëdhënësi i forcave vullnetare të Hashd al-Sha’abit, Karim al-Nuri i tha agjencisë iraniane të lajmeve Mehr, se “disa terroristë të mbetur në skutat e pjesës së vjetër të Mosulit po presin vdekjen e tyre dhe kjo është e sigurtë”. “Uashingtoni dëshiron të marrë pjesë në shpalljen përfundimtare të fitores kundër ISIS dhe të përfitojë prej saj, por unë duhet të theksoj se kjo fitore u arrit nga populli irakian dhe Shtetet e Bashkuara nuk luajtën asnjë rol në të,” tha ai. Trupat e Hashd al-Sha’abit, , tha Nuri, kanë ndihmuar në rivendosjen e sigurisë në Irak dhe në parandalimin e shpërbërjes së Mosulit sipas vijave etnike. “Kjo për shkak se Turqia dhe disa nga partitë lokale kërkonin të shpërbënin Mosulin, por Hashd al-Sha’abi e prishi komplotin e tyre dhe nuk lejoi që komploti i armiqve të ndante Mosulin dhe pjesët e tjera të rajonit. ” Nuri tha se të gjitha zonat e çliruara do të jenë nën kontrollin e qeverisë së Irakut, siç ishin para agresionit terrorist të ISIS, duke shtuar se nuk do të ketë ndryshime në përbërjen demografike të qytetit, i cili ka një sërë komunitetesh turkmene, arabe dhe kurde . “Kjo është vija jonë e kuqe dhe ne nuk do të tërhiqemi nga ajo në asnjë mënyrë”, tha zëdhënësi i Hashd al-Sha’abit. Ai tha se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i cili ka bombarduar Irakun dhe Sirinë për dy vitet e fundit, nuk është serioz në luftën kundër ISIS. “ISIS po punon në përputhje me interesat e sigurisë kombëtare të SHBA”, tha ai, duke shtuar se në kundërshtim me pretendimet e tij për të luftuar ISIS-in, koalicioni ndërkombëtar ndonjëherë edhe ndihmon grupin terrorist. “Amerikanët nuk janë të besueshëm. Udhëheqësit amerikanë, për hir të opinionit publik, pretendojnë se po luftojnë terrorizmin, por në praktikë nuk veprojnë ashtu” shtoi zëdhënësi i Hashd al-Sha’abit. Më tej, zëdhënësi i Hashd al-Sha’abi vlerësoi Iranin dhe komandantin e Forcave të Brigadës Kuds, gjeneral Kasem Soleimani për rolin e tyre në fitoret e Irakut. “Irani ishte vendi i parë që qëndroi me Irakun dhe na mbështeti. Gjeneral Kasem Soleimani ka qenë dhe vazhdon të shërbejë si këshilltari më i mirë në fushën e betejës kundër ISIS-it”, tha ai. “Nuk kishte shumë iranianë, por ata pak që ishin në Irak kanë pasur një ndikim të madh në luftën kundër ISIS përmes paraqitjes së planeve të mira luftarake”, shtoi ai. Nuri tha se prania e gjeneral Soleimanit në front, gjithmonë ka shkaktuar një valë paniku dhe frike midis terroristëve të ISIS dhe ka frymëzuar fitoret e Irakut.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne