Amerika po e kthen Shqipërinë në një strehë të sigurt për xhihadizmin ndërkombëtar: një intervistë me Dr Olsi Jazexhi

Në një intervistë për Balkan Post, Dr. Olsi Jazexhi, një historian shqiptaro-kanadez i specializuar në historinë e islamit, nacionalizmin dhe reformimin fetar të Evropës Juglindore, tha se Amerika po e kthen Shqipërinë në një strehë të sigurt për xhihadizmin ndërkombëtar. Më poshtë është paraqitur intervista e plotë:

Navid Nasr: Kur erdhi MEK në Shqipëri dhe cilat ishin arsyet e pretenduara?

Dr. Olsi Jazexhi: Organizata iraniane Mojahedeen-e-Khalq e cila ishte përcaktuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja deri në vitin 2012, nisi të vijë në Shqipëri në vitin 2013. Pak muaj pasi administrata e Obamës e hoqi atë nga lista e terrorizmit, amerikanët kërkuan nga qeveria e Sali Berishës në Shqipëri që të ofrojë azil për 250 komandantë muxhahidinë iranianë që nuk mund të qëndronin në Irak. Ardhja e muxhahidinëve në Shqipëri nuk ishte hera e parë, pasi vendi edhe më parë kishte strehuar xhihadistë ndërkombëtarë në tokën e tij. Në vitin 2010 Shqipëria u dha azil pesë ujgurëve kinezë që u kapën me talebanët në Afganistan. Amerikanët i burgosën në Gjirin e Guantanamos dhe më vonë i dërguan në Shqipëri. Edhe pse Kina protestoi kundër kësaj mase dhe e akuzoi Shqipërinë për shkelje të ligjeve dhe konventave ndërkombëtare, amerikanët e mbrojtën Shqipërinë për këtë veprim të paligjshëm.

Qeveria shqiptare e Edi Ramës ka strehuar edhe shumë anëtarë të FETO-s (organizatës terroriste të Fetullah Gulenit), të cilët qeveria e Turqisë i ka akuzuar për terrorizëm në lidhje me grushtin e dështuar të 15 korrikut 2016. Në muajt e fundit, media të ndryshme dhe Kryeministri i Bullgarisë kanë pohuar se Shqipëria po planifikon të strehojë në vend xhihadistë të ISIS-it, edhe pse qeveria Edi Rama e ka mohuar këtë.

Muxhahedinët iranianë është grupi më i madh i luftëtarëve të huaj që Shqipëria ka strehuar ndonjëherë. Kur amerikanët sollën grupin e parë të xhihadistëve iranianë në Shqipëri, qeveria iraniane e protestoi këtë lëvizje. Në atë kohë, kryeministri Sali Berisha i siguroi iranianët se MEK po streohej në Shqipëri vetëm për arsye humanitare dhe se nga ky grup nuk do të ndërmerrej asnjë veprim kundër Iranit.

Megjithatë, koha tregoi se ndryshe nga anëtarët e FETO-s dhe ujgurët, muxhahedinët iranianë kishin erdhur në Shqipëri jo vetëm për azil, por synimi i tyre ishte ta kthenin Shqipërinë në një Afganistan të dytë në zemër të Evropës. Aktualisht muxhahedinët po e përdorin Shqipërinë si një bazë për të nisur operacione ushtarake psikologjike, spiunazhi dhe ndoshta edhe operacione ushtarake xhihadiste kundër Iranit. Në këto aktivitete ilegale ata mbështeten nga disa senatorë amerikanë, në të njëjtën mënyrë që muxhahedinët u mbështetën në Afganistan për të luftuar sovjetikët në vitet 80.

Qeveritë e Kinës, Turqisë dhe Iranit, që kanë vuajtur në të shkuarën nga terrorizmi ndërkombëtar, kanë qenë shumë të shqetësuara me mënyrën se si Shtetet e Bashkuara po e përdorin Shqipërinë, si një bazë për pritjen e grupeve dhe organizatave ndërkombëtare terroriste.

Sa luftëtarë, anëtarë dhe kuadro të MEK-ut janë për momentin në Shqipëri? A e di dikush numrin e tyre aktual?

Dr. Olsi Jazexhi: Shumica e muxhahedinëve që janë në Shqipëri jetojnë në kampin paraushtarak të Manzës, i cili ndodhet pranë qytetit port të Durrësit. Kampi i cili është i mbyllur për publikun dhe gazetarët, pret kohë pas kohe delegacione të huaja që MEK i fton për të përmirësuar imazhin e tij publik. Përkrahësit e tij të paguar si Struan Stevenson, Giulio Terzi, Alejo Vidal-Quadras, Robert Toricelli, Rudy Giuliani, Ingrid Betancourt, Jérard Deprez etj, pretendojnë se grupi është i hapur, demokratik dhe kushdo mund t’i vizitojë.

Megjithatë, gazetarë të pavarur nga mediat e huaja dhe shqiptare që kanë tentuar të vizitojnë kampin, duke përfshirë edhe ata nga media të tilla si Guardian, Channel 4, Al Jazeera, Top Channel, TRT, Gazeta Shqiptare, CNN Albania etj, ose janë sulmuar fizikisht ose janë ofenduar dhe quajtur agjentë të Iranit ose janë penguar të hynin në kamp. Meqenëse një inspektim i pavarur i kampit të muxhahedinëve nuk lejohet, nuk mund ta dimë saktësisht numrin e tyre dhe strukturën ushtarake. Shumë nga dezertorët e MEK të cilët kanë arritur të largohen nga kampi dhe që tani jetojnë të lirë në Tiranë, kanë treguar emrat e disa prej komandantëve të tyre që lëvizin jashtë kampit për të menaxhuar punët e muxhahedinëve. Megjithatë, meqënëse shumica e dezertorëve janë ushtarë këmbësorë, ne nuk kemi ndonje numër të saktë dhe një përshkrim të plotë të strukturës së komandës paramilitare dhe ideologjike të MEK-ut. Policia shqiptare ka hartuar një raport mbi MEK-un, numrin e tij dhe rrezikun që ato paraqesin për Shqipërinë, por numri i këtij raporti nuk përputhet me numrat që institucionet e tjera shtetërore kanë dhënë në Shqipëri.

Ajo që ne dimë me siguri është se MEK drejtohet nga Maryam Rajavi, gruaja e dytë e Massoud Rajavit, të ndjerit Rehber (“Lideri”) i MEK. Ajo ka ndërtuar një kult sipas imazhit të vet dhe e portretizon veten tek ushtarët e MEK-ut si një grua e shenjtë me fuqi mbinatyrore. Ndërsa për anëtarët e MEK-ut ajo përshkruhet si një njeri i shenjtë, për audiencën perëndimore ajo e portretizon veten si presidentja e zgjedhur i Iranit, edhe pse MEK është një organizatë totalitare që nuk organizon zgjedhje të lira dhe nuk toleron ndonjë formë mosbindjeje.

Anëtarët e MEK jetojnë jetë shumë të izoluara dhe janë nën kontrollin total të komandantëve të tyre. Ata nuk kanë telefona, nuk kanë qasje të lirë në internet dhe jetojnë në kushte të burgut prapa mureve të kampit të tyre paramilitar. Ata radikalizohen në baza ditore, duke besuar se nëse do dalin nga kampi i tyre, Irani do t’i vrasë ata dhe se shpëtimi i tyre i vetëm do të vijë në qoftë se ata do vazhdojnë të jetojnë si ushtarë dhe të besojnë në misionin e shenjtë të Merjemes Rajavit, e cila do të ngrejë sundimin e saj në Iran. Ata nuk lejohen të bëjnë seks, të martohen, të bisedojnë me familjet e tyre ose të largohen nga kampi i tyre të lirë. Nëse ata arrijnë të ikin, organizata i etiketon ata si tradhtarë dhe si agjentë të Iranit.

Siç tregon edhe raporti i policisë shqiptare për vitin 2018, MEK është shumë i pamëshirshëm me dezertorët e tij që duan të deradikalizohen dhe të braktisin xhihadin. Shumë dezertorë që kanë braktisur muxhahidinët kanë marrë kërcënime me vdekje. Në korrik 2018, kur kanadezi Mostafa Mohammadi, babai Somayeh Mohammadit ishte në Tiranë për të takuar vajzën e tij të rrëmbyer nga MEK-u në vitin 1997, MEK e sulmoi atë duke e bërë për spital dhe e mbajti Somayen në izolim të plotë edhe pse kjo është në kundërshtim me ligjin shqiptar. MEK ka kontroll të plotë mbi anëtarët e tij dhe një qasje e hapur ndaj tyre është e pamundur jo vetëm për gazetarët por edhe për mbështetësit e tij ndërkombëtarë.

Deri në vitin 2018 na u tha se Shqipëria strehonte rreth 3000 muxhahidinë. Në vitin 2016, Zëri i Amerikës njoftoi se Shqipëria do të merrte 2000 muxhahidinë në këmbim të 20 milionë dollarëve. Megjithatë, shifrat më të fundit të Institutit të Statistikave të Shqipërisë tregojnë se në vitin 2017 Shqipëria kishte pranuar 2.195 iranianë, ndërsa në vitin 2016 ajo mori 1.963. Nëse përfshijmë këtu ata që erdhën në vitin 2013 numri i përgjithshëm i muxhahidinëve që nga viti 2017 duhet të jetë rreth 4.400 njerëz. Këtu nuk kemi përfshirë numrin e atyre që erdhën gjatë vitit 2018, pasi numri i tyre është ende sekret.

Ne kemi mësuar nga mediat se amerikanët po planifikojnë me qeverinë shqiptare të ndërtojnë një kamp të ri në Shqipëri midis Tiranës dhe Durrësit. Ky kamp do të strehojë rreth 4.000 vetë. Nuk nuk e dimë nëse ky kamp do të përdoret për të strehuar muxhahidinët që jetojnë në Manza, apo ushtarët e mundur xhihadistë të DAESH-it / ISIS-it, siç deklaroi edhe kryeministri bullgar në Shqipëri në qershor 2018.

Nga të dhënat që posedojmë mund të nxjerrim konkluzionin se deri tani Shqipëria ka marrë ndoshta rreth 4.500 muxhahidinë. Prej tyre, rreth 400 veta kanë arritur të shpëtojnë dhe të braktisin xhihadin dhe të jetojnë një jetë normale ose janë kontrabanduar vetë jashtë vendit për në Evropë. 4000 të mbeturit janë akoma të radikalizuar dhe besnikë ndaj xhihadit të Merjem Rajavit (slogani i tyre është të çlirojnë Iranin) kundër qeverisë së Republikës Islamike të Iranit.

Me cfarë aktivitete po angazhohen ata brenda Shqipërisë?

Dr. Olsi Jazexhi: Anëtarët e radikalizuar të MEK-ut që jetojnë në kampin paramilitar të Manzës, ose kampin Ashraf 3, sikurse Maryam Rajavi e quan atë, janë të angazhuar me një numër aktivitetesh të paligjshme. Nga cfarë na kanë thënë dezertorët, ne dimë që kampi i MEK-ut në Manzë udhëhiqet si një organizatë paraushtarake. Edhe pse nuk kemi ndonjë informacion që vërteton se ata posedojnë armë, te larguarit tregojnë se kampi i MEK-ut drejtohet si ushtri. Ai është i mbrojtur nga një kompani private e armatosur e sigurisë shqiptare. Brenda kampit, MEK ka një komandë të lartë që jep urdhra dhe drejton jetën e përditshme të muxhahidinëve. Komandanti suprem i muxhahidinëve është Maryam Rajavi dhe bashkëshorti i saj i vdekur Massoud Rajavi. Maryam Rajavi, i cili ka kontroll të plotë mbi MEK- un, drejton organizatën nëpërmjet një këshilli komandues ku njerëz si burri i saj i parë Mehdi Abrishamchi janë njerëzit kryesorë që mbikëqyrin organizatën.

Ushtarët e zakonshëm të MEK-ut janë të veçuar brenda kampit. Gratë jetojnë në kazermat e tyre dhe burrat jetojnë në kazermat e tyre. Ata nuk lejohen të përzien me njëri-tjetrin dhe nuk mund të flasin me njëri-tjetrin, vetëm nëse urdhërohen për ta bërë këtë. Ushtarëve të zakonshëm nuk u është thënë se Massoud Rajavi është i vdekur. Dezertorët e MEK-ut më kanë thënë se në baza periodike, ata marrin mesazhe të regjistruara nga Parisi, ku zëri i Massoudit dëgjohet i regjistruar teksa u thotë ushtarëve që të presin për momentin kur do të nisin xhihadin e tyre dhe ta bëjnë Iranin e lirë nga Mullahët.

Brenda kampit të MEK-ut ka një numër komandantësh të tjerë, emrat e të cilëve nuk njihen. Here pas here ne shohim disa nga komandantët e tij që vijnë në Tiranë dhe takohen me zyrtarë qeveritarë, apo si në rastin e rrahjes së Mostafa Mohammadit, ku ata drejtonin gangsterët e MEK-ut për të rrahur kundërshtarët e tyre. Disa nga komandantët që kemi parë në Tiranë janë Behzad Saffari, Jila Deyhim dhe Ahmed Taba. Ata janë trajnuar nga Mukhabarati i Sadam Huseinit dhe madje kanë vrarë dhe torturuar edhe njerëz në Iran dhe Irak. Disa komandantë të MEK-ut, si Farid Mahoutchi, i kanë ndryshuar emrat ose mbiemrat e tyre pas ardhjes në Shqipëri, pasi që në të kaluarën janë akuzuar për vrasjen e njerëzve në Irak dhe për drejtimin e sulmeve me tanke kundër kurdëve.

Analistët e MEK-ut besojnë se brenda kampit të MEK-ut ka komandantë të tjerë të cilët në të kaluarën kanë bërë sulme të mëdha terroriste. Besohet se ata kanë ndryshuar emrat dhe pamjet e tyre dhe tani fshihen për fat të mirë të lumtur dhe të pa ndëshkuar për krimet e tyre të mëparshme dhe për vrasjet. Përveç këtyre, në kampin e Manzës ka shumë anëtarë të tjerë të MEK-ut që janë ushtarë të thjeshtë. Shumë prej tyre punojnë në mirëmbajtje, disa punojnë si dentistë, disa janë mjekë të vetëbërë, disa gatuajnë etj Megjithatë, rreth 2.000 prej këtyre ushtarëve në muajt e fundit u kthyen në xhihadistë kibernetikë. Sipas një dokumentari të kohëve të fundit te Al-Jazeeras, nga kampi i Manzës, MEK oraganixon prodhime të lajmeve të rreme, sulme ne Twitter, propagandë dhe spiunazh kundër Iranit dhe qeverive evropiane që mbështesin marrëveshjen bërthamore me Iranin. MEK nuk ka turp të tregojë se punon ditë e natë për të përmbysur qeverinë e Iranit, edhe pse një veprim i tillë konsiderohet një krim terrorist në Shqipëri dhe të gjithë anëtarët e MEK-ut që bëjnë këtë duhet të burgosen nga katër deri në dhjetë vjet.

Por, siç mund të imagjinoni, amerikanët kanë bërë presion mbi Shqipërinë për ta shpëtuar MEK-un nga ligjet e Shqipërisë. MEK është sot sikurse ishin muxhahidinët gjatë luftës sovjetike. Ata janë patriotë të mëdhenj amerikanë!

Si po e përdor MEK-u Shqipërinë si bazë për operacionet që ndihmon organizatën si rajonalisht ashtu edhe ndërkombëtarisht kur është fjala për përpjekjet e saj në dobësimin dhe minimin e qeverisë iraniane?

Dr. Olsi Jazexhi: MEK po e sulmon qeverinë e Iranit nga Shqipëria me një numër mënyrash. Që nga ardhja e tyre në Shqipëri, MEK është angazhuar në një përzgjedhje masive të rekrutimit të përkrahësve. Duke ofruar para, dhurata, udhëtime falas në Paris dhe Romë në mbështetje të protestave të Maryam Rajavit kundër Iranit dhe duke indoktrinuar shqiptarët e pafajshëm me urrejtje kundër Iranit, ai ka krijuar një numër të madh ndjekësish që besojnë se qeveria e Iranit është kriminale dhe duhet të përmbyset. Mbështetësit e tyre amerikanë dhe evropianë kanë ushtruar shumë presion mbi partitë kryesore shqiptare, socialistët dhe demokratët, për të dërguar anëtarët e tyre në takimet e Parisit të Merjem Rajavit dhe për të folur kundër Iranit. Komandantët e MEK-ut bëjnë aktivitete te përjavshme dhe takohen me deputetë shqiptarë, zyrtarë qeveritarë dhe madje edhe me të rinj të cilët ata i radikalizojnë duke përhapur lajme të rreme kundër Iranit. Me të njëjtën mënyrë që DAESH dhe Jabhat al-Nusra arritën të indoktrinojnë shumë muslimanë në Ballkan për t’u bashkuar me xhihadin në Siri kundër qeverisë së Bashar al-Asadit, duke pretenduar se Asadi ishte duke vrarë popullin e tij, të njëjtën gjë po bën edhe MEK. Nëse shihni faqet e internetit të drejtuara nga MEK-u si NCRI, ata prodhojnë lajme të rreme në baza ditore. Këto lajme përkthehen në gjuhën shqipe dhe pastaj u dërgohen shqiptarëve përmes postës elektronike ose Facebook.

Lajmet e prodhuara nga MEK-u ku pretendohet se Irani është duke vrarë popullin e vet, po dhunon gratë, po var dhe torturon të burgosurit etj. Këto taktika të njëjta u përdorën nga DAESH-i dhe shumë media perëndimore në vitin 2012, të cilat krijuan idenë se Bashar al-Assadi po vriste popullin e vet në Siri. Të njëjtat taktika u përdorën edhe në Libi kundër qeverisë së Muamar Gedafit. Si rezultat i kësaj, mijëra muslimanë evropianë u bashkuan me xhihadin në Siri. Tani, MEK po përgatit një xhihad 2.0. kundër Iranit. Ata po radikalizojnë shumë shqiptarë, evropianë dhe iranianë me urrejtje kundër Iranit. Ne kemi ministra të qeverisë në Shqipëri, si Pandeli Majko të cilët tashmë e kanë deklaruar veten si muxhahidinë dhe ëndërrojnë të shkojnë një ditë në Teheran dhe të bëjnë xhihad kundër qeverisë së Iranit.

MEK po provohet të ketë shumë efektivitet në radikalizimin e shumë politikanëve shqiptarë, zyrtarëve dhe të rinjve. Duke përdorur Shqipërinë si një bazë, ata po nisin fushata anti-Iran edhe në Evropë. Në parlamentin evropian, në senatin italian dhe atë francez si dhe në parlamentet e tjera në Evropë, ata kanë arritur të rekrutojnë dhe radikalizojnë një numër deputetësh që tani besojnë se MEK është një organizatë demokratike, ndërsa Irani jeton nën një diktaturë.

Meqënëse që pas ardhjes në Shqipëri nga Iraku, MEK humbi kapacitetin e tij për të kryer sulme të drejtpërdrejta terroriste kundër Iranit, ai po zhvillon mënyra të reja të xhihadit kundër Iranit. Duke prodhuar lajme të rreme në baza ditore, siç ishte rrëfimi për një sulm të dyshuar terrorist kundër MEK-ut në Shqipëri në mars të vitit 2018, ata po e përshkruajnë Iranin si një vend terrorist që dëshiron të vrasë evropianët. Ky lloj i lajmeve të rreme po krijon shumë armiqësi dhe urrejtje në Europë. CIA dhe Mosadi izraelit po e përdorin shumë MEK-un në luftën e tyre gjeostrategjike kundër Evropës, Iranit dhe marrëveshjes bërthamore. MEK-u, mbështetësit e tij të paguar dhe lajmet e rreme po përdoren si një mjet i madh shantazhi kundër Evropës për ta detyruar atë të ndërpresë marrëdhëniet dhe tregtinë me Iranin.

MEK-u e ka kthyer Shqipërinë në një Irak të dytë, si Irakun e Saddam Husseinit, nga ku po e sulmojnë Iranin. Amerikanët i kanë urdhëruar autoritetet shqiptare që të mos ndërhyjnë në ceshtjen e tyre. Pandeli Majko, një ministër në qeverinë e tanishme shqiptare, i tha Maryam Rajavit më 15 dhjetor se Shqipëria është një kështjellë për MEK-un. Ata mund të bëjnë këtu çfarë të duan.

A po përfiton Shqipëria nga strehimi i MEK-ut në tokën e saj?

Dr. Olsi Jazexhi: Shqipëria nuk ka përfitime, por vetëm dhimbje koke, skandale dhe emër të keq për atë që po bën me MEK-un. Mediat në Ballkan dhe rajon, që nga Serbia, Greqia, Maqedonia dhe Italia, e kanë raportuar me shqetësim të madh ardhjen e MEK-ut në Shqipëri. Evropianët janë gjithashtu të shqetësuar me atë që po bën Shqipëria.

Të vetmit njerëz që përfitojnë nga strehimi i MEK-ut janë krimi i organizuar dhe disa politikanë shqiptarë që drejtojnë bandat e trafikantëve të drogës. Shumë politikanë shqiptarë, si Kryeministri Edi Rama, Ministri i Diasporës Pandeli Majko etj, po ndërtojnë marrëdhënie personale me politikanët amerikanë si John Bolton, Rudy Giuliani, Patrick Kennedy etj, të cilët po ua hapin dyert në Uashington. Në takimet vjetore “Liri për Iranin” që MEK organizon në Paris, Maryam Rajavi jua mundëson shumë politikanëve të korruptuar shqiptarë që të takohen me politikanë të mëdhenj europianë dhe amerikanë. Dhe kjo është shumë për ta.

A ka ndonjë debat të brendshëm brenda vendit për atë se a duhet apo jo të strehoet kjo organizatë? Çfarë mendojnë shqiptarët për gjithë këtë?

Dr. Olsi Jazexhi: Kur në vitin 2016 doli lajmi se MEK do vinte në Shqipëri, shumë analistë shqiptarë, gazetarë dhe publiku i gjerë protestuan kundër ardhjes së tyre. Ata e krahasuan MEK-un me ISIS-in dhe nuk i dëshironin ata në vend. Ata thonin pse po eksportojmë një konflikt të huaj dhe një organizatë terroriste në vendin tonë.

MEK ka shpenzuar shumë para gjatë disa viteve të fundit duke paguar gazetarë në stacione të mëdha televizive si Vizion +, News 24 etj, për t’i portretizuar si refugjatë “të padëmshëm”, azilkërkues, viktima të “regjimit iranian” etj. Pakënaqësia publike për ardhjen e MEK-ut u hesht nga ardhja e shumë senatorëve amerikanë në Shqipëri, njerëz si John McCain, John Bolton, Rudy Giuliani etj të cilët i urdhëruan dhe u diktuan shqiptarëve që ta mirëprisnin MEK-un. Kur u pyetën shumë prej politikanëve se përse amerikanët e sollën MEK-un në Shqipëri dhe jo në Shtetet e Bashkuara; përgjigja ishte: Amerika na dha Kosovën, kështu që ne duhet t’u japim atyre diçka në kthim.

Fushata e senatorëve amerikanë luftënxitës, si John McCain dhe John Bolton, për të heshtur frikën e shqiptarëve rreth MEK-ut, ishte pothuajse e suksesshme. Megjithatë, në korrik dhe gusht 2018, kur publiku shqiptar mësoi se MEK mbante pengje në kampin e tij, siç ishte rasti i Somayeh Mohammadit, publiku u trondit. Kur MEK filloi të sulmonte gazetarët, siç ishte rasti me median angleze Channel 4, shumë stacione televizive dhe portale lajmesh u tmerruan. Publiku u trondit kur shikonte Somayeh Mohammadin, vajzën e Mostafa Mohammadit, teksa mbahej në izolim, dilte dhe fliste para kamerës me komandantët e MEK-ut si Farid Toutonchi, dhe e imponuar denonconte babain e saj si agjent të Iranit. Shqiptarët i kanë kaluar këto skena denoncimesh televizive në kohën e komunizmit dhe ata e kuptuan natyrën monstruoze të MEK-ut.

Për të kundërshtuar këto skandale, MEK-u ka paguar shumë para për të heshtur mediat dhe për t’u shfaqur si një organizatë demokratike e cila ka qenë nën shënjestër nga Ministria e Inteligjencës së Iranit. Ata sollën në kampin e tyre disa miq pensionistë evropianë dhe amerikanë, të cilët u përpoqën të bindnin publikun shqiptar se MEK ishte i mirë. Ata prodhuan disa intervista televizive brenda kampit të tyre me gazetarë të paguar që u përpoqën të tregonin se të gjithë ishin të lumtur në resortin e MEK-ut në Manzë.

Disa gazeta dhe stacione televizive që raportuan për krimet e kaluara të MEK-ut, izolimet dhe indoktrinimet e tanishme të anëtarëve të tyre, u heshtën më vonë. Disa gazetarë kanë pohuar se MEK i kishte shantazhuar, ndërsa komandantët e MEK-ut ishin takuar me pronarët e mediave dhe u kishin ofruar atyre “marrëveshje sponsorizimi” për të blerë heshtjen e tyre.

Cili është qëndrimi i mediave shqiptare për MEK-un? Përvec jush, a ka zëra të ndryshëm dhe nëse po, a dëgjohen ata për këto biseda?

Dr. Olsi Jazexhi: Rrahja e Mostafa Mohammadit dhe çështja e mbajtjes pengj të Sommayeh Mohammadit u portretizua në mënyrë të saktë nga shumë media në Shqipëri. Shqiptarët, që kanë pasur shumë nga bashkëqytetarët e tyre të cilët u bashkuan me xhihadin në Siri nuk mund ta kuptonin dhe ta toleronin MEK-un që të bënte të njëjtën gjë me iranianët e rinj.

Shumica e gazetarëve shqiptarë e dinë se çfarë është MEK. Disa gazetarë që kanë shkruar kundër MEK-ut janë shantazhuar nga komandantët e tyre ose nga pronarët e mediave të tyre. Por meqenëse Shqipëria nuk ka media të pavarura të vërteta dhe dy partitë kryesore politike të Shqipërisë, Partita Demokratike dhe Socialiste, janë urdhëruar nga amerikanët që të mbështesin MEK-un, debati publik është heshtur nga maja. Asnjë politikan shqiptar nuk guxon të sulmojë MEK-un dhe asnjë nga mediat kryesore nuk guxon të kritikojë hapur MEK-un, pasi muxhahidinët do t’i akuzojnë ata se janë agjentë të Iranit.

Nga ana tjetër, MEK fshihet nga publiku dhe media shqiptare. 4000 anëtarët e tij jetojnë në izolim në kampin e Manzës dhe nuk lejohen të ecin në publik dhe të përzihen me publikun. Shqiptarët nuk i shohin ata në rrugë. Ata jetojnë në një burg dhe në realitetin e tyre të izoluar dhe shqiptarët nuk e dinë se çfarë ndodh përtej kampit tëManzës.

Sa herë që lajmet kundër MEK-ut shfaqen nëpër mediat ndërkombëtare, përkrahësit e MEK-ut si Struan Stevenson, Giulio Terzi, Alejo Vidal-Quadras, Ingrid Betancourt, Jérard Deprez, Rudy Giuliani etj, nxitojnë për në Shqipëri, ose publikojnë copëra të shkruara nga MEK, ku mbrojnë MEK-un dhe akuzojnë Iranin, Ministrinë Iraniane të Inteligjencës, agjentët iranianë etj për bërjen e këtyre lajmeve. MEK përkthen pjesët e tyre dhe i boton ato në disa gazeta të mëdha që punojnë me MEK-un dhe lajmi merr formë. Komandantët e MEK që i kanë duart e tyre të lyera me gjak nuk shfaqen në publik. Ata përdorin njerëz si Struan Stevenson, Giulio Terzi, Alejo Vidal-Quadras dhe të tjerët për të thënë atë që ata duan të thonë. Ata nuk pranojnë debate publike dhe debat demokratik për natyrën dhe aktivitetet e tyre. Shumë media shqiptare kanë kërkuar nga MEK që të dalin dhe të kenë një debat publik rreth aktiviteteve të tyre në Shqipëri, por ata asnjëherë nuk shfaqen. Edhe përkrahësit e tyre të paguar si Struan Stevenson, Giulio Terzi, Alejo Vidal-Quadras, Ingrid Betancourt, Jérard Deprez dhe Rudy Giuliani nuk guxojnë të debatojnë për çështjen e MEK-ut me shqiptarët. Kur këta njerëz vijnë në Shqipëri, ata bëjnë monologje. Ata shkojnë në studiot e paguara, dorëzojnë sulmet e tyre ndaj Iranit dhe mbrojtjen për MEK-un dhe pastaj ikin.

Shqipëria është një koloni amerikane ku demokracia nuk funksionon. Kur amerikanët nuk duan të debatojnë diçka në vendin tonë, ata kanë mënyra dhe mjete për ta bërë këtë. Dhe për fat të keq Shqipëria, siç deklaroi edhe ministri Pandeli Majko para Maryam Rajavit më 15 dhjetor 2018, është bërë një kështjellë për MEK-un.

Na shpjegoni rolin që MEK luajti në dëbimin e diplomatëve iranianë nga Tirana

Dr. Olsi Jazexhi: Që nga ardhja e tyre në Shqipëri, MEK-u vazhdimisht ka sulmuar ambasadën iraniane në Tiranë. Në artikujt e tyre të lajmeve ata thonë se Ambasada iraniane është një fole e gjarpërinjve që gati po fillon një sulm terrorist kundër muxhahidinëve për ti vrarë ata. Për këtë, ata vazhdimisht kanë kërkuar nga qeveria shqiptare që ta mbyllë ambasadën iraniane. Ata e kanë përcjellë këtë kërkesë edhe tek mbështetësit e tyre evropianë dhe amerikanë.

MEK dhe Maryam Rajavi kane qenë dhe janë shumë të shqetësuar për çdo aktivitet që Irani kryen në Shqipëri apo në Ballkan. Në mars të vitit 2018, kur Komuniteti Bektashian i Shqipërisë organizonte një festë për Imam Aliun dhe festonte festën e Nevruzit me komunitetin e vet bektashian dhe diplomatët iranianë në Tiranë, MEK u kërkoi autoriteteve shqiptare ta ndërprisnin këtë event fetar dhe të arrestonin dy gazetarë iranianë me pretendimin se ata ishin terroristë.

Pasi nuk arritën të gjejë ndonjë terrorist midis shqiptarëve bektashinj dhe iranianëve, Maryam Rajavi vazhdoi me kërkesat e saj për të mbyllur ambasadën iraniane në Tiranë dhe për të dëbuar “diplomatët e mullahëve”. Rajavi, e cila e përshkruan veten si presidenten e zgjedhur të Iranit, është xheloze për praninë e ambasadës iraniane në Tiranë, pasi ajo pretendon se është përfaqësuesja e Iranit në Shqipëri dhe jo qeveria e Iranit.

MEK është i shqetësuar nga prania iraniane në Tiranë për dy arsye kryesore. Arsyeja numër një është se ata dyshojnë se Ambasada iraniane po ndihmon shumë nga anëtarët e MEK-ut që të deradikalizohen, të braktisin MEK-un dhe të kthehen në Iran. Ky është një skenar i keq për MEK-un, pasi shumë nga anëtarët e tij janë të lodhur me jetën ushtarake të tyre. Ata duan të çlirohen dhe ti kthehen një jete normale njerëzore. Të larguarit nga MEK më kanë thënë se brenda kampit të MEK-ut ka qindra anëtarë që duan të braktisin MEK-un, të largohen nga kampi, të martohen, të gjejnë punë dhe të harrojnë jetën e tyre të kaluar terroriste. Për këtë arsye, MEK po bën gjithçka që mundet për t’i mbajtur anëtarët e tij të izoluar nga Irani dhe familjet e tyre në Iran.

Arsyeja numër dy janë familjet iraniane. MEK u ka kërkuar amerikanëve të urdhërojnë qeverinë shqiptare që të ndalojë çdo familje iraniane që të vijë në Shqipëri për të takuar fëmijët e tyre të skllavëruar që janë me MEK-un. Komandantët e MEK u thonë anëtarëve të tyre se nëse flisni me familjet tuaja, ju jeni agjentë të mullahëve. Familjet dhe Ambasada iraniane janë dy faktorë kryesorë që mund ti deradikalizojnë ushtarët e MEK-ut dhe t’i bindin ata që ti kthehen jetës normale paqësore. Për këtë arsye, Maryam Rajavi bëri të gjitha përpjekjet për të degraduar aktivitetin e Ambasadës iraniane në Tiranë dhe ajo po bën gjithçka që ka ne dorë, së bashku me amerikanët, për ti mbajtur ushtarët e saj të izoluar nga familjet e tyre në Iran.

Urdhri që John Bolton i dha nëpërmjet Twitterit qeverisë shqiptare më 20 dhjetor 2018 për të dëbuar ambasadorin e Iranit dhe një diplomat tjetër nga Shqipëria ishte një fitore e madhe për Maryam Rajavin. Sulmi kundër ambasadës iraniane u bë në një koordinim të plotë me Izraelin dhe zyrën e Benjamin Netanyahut, i cili e vlerësoi kryeministrin Edi Rama për largimin e ambasadorit iranian. Qeveria shqiptare, e cila nuk mund t’i thotë jo Amerikës dhe Izraelit, duhet t’i bindej kërkesës së Merjem Rajavit dhe të largojë ambasadorin nga vendi.

Megjithatë, qeveria shqiptare nuk ishte e kënaqur me këtë skandal të madh ku John Bolton dhe Maryam Rajavidetyruan Shqipërinë. Deri në këtë çast, kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nuk kanë bërë asnjë deklaratë për dëbimin e diplomatëve iranianë. Ata nuk janë të kënaqur me atë që MEK i detyroi ata të bëjnë, dhe tani ata më në fund e kanë kuptuar atë që MEK është në gjendje të bëjë në Shqipëri.

Arsyeja që amerikanët dhanë për dëbimin e diplomatëve iranianë nga Tirana, ishte se ata po planifikonin të bënin një sulm terrorist kundër MEK-ut. Kjo është ajo që Maryam Rajavi kishte thënë për shumë muaj. Ëndrra e ardhshme e Maryam Rajavit ndoshta do të ishte merrja e Ambasadës iraniane në Tiranë dhe kthimi i saj në një residencë të vetën. Koha do ta tregojë nëse amerikanët dhe vasalët e tyre shqiptarë do t’ia mundësojnë asaj ta bëjë këtë skandal tjetër diplomatik.

Çfarë infuence ka qeveria e SHBA-së tek qeveria shqiptare? A ka ndonjë lloj kërcënimi të nënkuptuar apo të implikuar nga prapa që i kërkon vendit të strehojë MEK-un? Çfarë mund të bëjë në të vërtetë SHBA-ja nëse Shqipëria thotë jo?

Dr. Olsi Jazexhi: Nëse Shqipëria i thotë jo diktatit amerikan për të strehuar luftëtarët MEK-ut apo ISIS-it, Kryeministri dhe Presidenti i Shqipërisë mund të përfundojnë si Mosadeku në Iran. Shqipëria nuk është një vend i pavarur. Ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe ambasadorët e saj janë liderët supremë të vendit. Nëse lexoni Wikileaksin për Shqipërinë, ju do të shihni se si amerikanët kanë dosje për pothuajse çdo politikan në vend.

Cila është mënyra më e mirë për shqiptarët ose qytetarët e çdo vendi tjetër, për të shprehur pakënaqësinë e tyre me qeverinë shqiptare dhe politikën e saj në lidhje me MEK-un?

Dr. Olsi Jazexhi: Ne si qytetarë shqiptarë, por madje edhe si qytetarë të vendeve të tjera, duhet t’i kërkojmë Shteteve të Bashkuara të ndalojnë financimin dhe mbështetjen e organizatave terroriste si DAESH, Nusra dhe MEK.

Qeveria shqiptare, e cila nuk është e lirë të bëjë atë që dëshiron, duhet të vihet nën presion përmes agjensive të BE-së, organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, për të ndaluar mbështetjen e saj për MEK-un dhe grupet e tjera terroriste. Ne duhet t’u themi shqiptarëve se ata duhet të qëndrojnë në këmbë për pavarësinë e tyre dhe të mos lejojnë që vendi i tyre të trajtohet si një koloni amerikane.

Duhet të kërkohet nga Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, të cilat nuk janë të kënaqur me atë që po bën Shqipëria, që ta ngrenë zërin kundër veprimtarisë së MEK-ut. Këto tri organizata duhet të shtrijnë programet e tyre të deradikalizimit tek MEK-u dhe nuk duhet ti përdorin programet e tyre vetëm kundër myslimanëve shqiptarë që duan të bëjnë xhihad në Siri.

Organet e BE-së duhet të kërkojnë nga Shqipëria dhe amerikanët që të dalin me një plan veprimi për të deradikalizuar MEK-un në të njëjtën mënyrë që ata burgosin dhe deradikalizojnë simpatizantët e ISIS-it. Franca duhet të bëjë të njëjtën gjë. Ata nuk duhet të lejojnë Maryam Rajavin që të përdorë tokën franceze si një bazë për propagandën e dhunshme të xhihadit kundër Iranit apo ndonjë vendi tjetër. Evropianët duhet t’i kërkojnë MEK-ut të hapë kampin e tij, të deradikalizojë anëtarët e tij, të ndalojë propagandën e xhihadit dhe anëtarët e tij duhet të lejohen të martohen, të gjejnë punë dhe të nisin jetën e tyre të lirë.

Ne gjithashtu duhet ti kërkojmë mediave ndërkombëtare që të vijnë në Shqipëri, të hetojnë MEK-un dhe të bëjnë presion mbi qeverinë shqiptare për të hapur kampin e MEK-ut për mediat dhe publikun. Muxhahedinët duhet të braktisin xhihadin e tyre të dhunshëm, të integrohen dhe të deradikalizohen. Të njëjtat politika që Evropa po implementon kundër muslimanëve veahabitë të radikalizuar, duhet të implementojë edhe kundra MEK-ut. Muxhahedinët duhet të mësohen të jetojnë në një demokraci laike dhe të ndalojnë aktivitetet e tyre të paligjshme.

Nëse Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli dëshirojnë që të zhvillojne luftë kundër Iranit, ata nuk duhet ta bëjnë këtë përmes grupeve të paligjshme dhe terroriste dhe nuk duhet ta përdorin Shqipërinë si një shtet bazë për aktivitete të tilla kriminale./balkanspost/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne