Departamenti Amerikan i Shtetit për herë të parë ka publikuar dokumente në lidhje me grushtin e shtetit të gushtit të vitit 1953.

Sipas ueb sajtit të DASH, këto dokumente tregojnë se Amerika ka pasur rol direkt në shkarkimin e qeverisë së Mohamed Mosadek. Sipas këtyre dokumenteve të publikuara, Uashingtoni ka menaxhuar direkt procesin e grushtit të shtetit për përmbysjen e Mosadek. Roli direkt i Amerikës në grushtin e shtetit të gushtit të vitit 1953 ishte pasqyruar edhe në disa dokumente tjera më parë, por publikimi i këtyre dokumenteve të reja përmban më shumë detaje. Grushti i shtetit i vitit 1953 që është pjesë e serisë së ndërhyrjeve të Amerikës dhe Britanisë në Iran që prej fitores së Lëvizjes kombëtare të industrisë së naftës në Iran. Në disa pika dëshmohet se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (Hagë) në çështjen e kontratave të naftës të nënshkruara midis Anglisë dhe Iranit, kishte vendosur në interes në Iranit. Grusht shteti amerikano-anglez i vitit 1953 që çoi në rrëzimin e qeverisë legjitime të Iranit, kujton një moment të rëndësishëm në historinë politike të Iranit para Revolucionit Islamik./ PT

12