Amerika i shet Rumanisë sistemin lëvizës raketor

Agjencia për bashkëpunim në sigurinë mbrojtëse të SHBA ka njoftuar se DASH ka miratuar shitjen e sistemeve lëvizëse raketore në vlerë 1.2 miliardë dollarë Rumanisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, kompania Lockheed Martin, një nga prodhuesit më të mëdhenj të pajisjeve luftarake, është kontraktuesi kryesor i sistemeve lëvizëse raketore. Rumania një vend me 20 milionë banorë, nga viti 2004 është anëtar i NATO-s dhe ka dërguar ushtarë në Irak dhe Afganistan. Rumania është aleat rajonal i Uashingtonit dhe në këtë vend është vendosi sistemi i raketave balistike amerikane./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne