Amerika simbol i ndërhyrjes në zgjedhjet e vendeve të tjera

Në kohën kur në Amerikë prej kohësh po diskutohet mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale, shumë ekspertë dhe analistë kanë shqyrtuar çështjen e ndërhyrjeve të Amerikës në zgjedhjet e vendeve të tjera.

Kanali televiziv CNN zbuloi se qeveria e Amerikës në periudhën nga vitit 1946 e deri në vitin 2000, ka ndërhyrë në 81 procese të zgjedhjeve në 47 vende të botës. CNN në një raport të tij ka thënë se mediat e Amerikës për një periudhë të gjatë janë duke analizuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e Amerikës, mirëpo pyetja e cila shtrohet shumë rrallë në këto media, është kjo që a nuk ndërhyjnë qeveria e Amerikës në asnjë proces zgjedhor të vendeve të tjera botës? Daw Lujen, ekspert i institutit “Politika dhe Strategjia” në Universitetin Carnegie Mellon të Amerikës”, në një intervistë me kanalin televiziv CNN, ka thënë se çështjen e ndërhyrjes së Amerikës në zgjedhjet e vendeve të tjera, e ka shqyrtuar nga vështrimi i shkencave shoqërore dhe në vazhdim deklaroi: “Amerika gjatë periudhës nga vitit 1946 e deri në vitin 2000, ka ndërhyrë në 81 procese të zgjedhjeve në 47 vende të botës”. Ai për shembull, ka kujtuar ndërhyrjen e Amerikës në zgjedhjet e vitit 1948 të Italisë dhe tha: “Amerika ishte e shqetësuar që në zgjedhje mund të fitojë Partia Komuniste, prandaj ka shfrytëzuar të gjitha aftësitë dhe kapacitetet e saj për të penguar fitoren e Partisë Komuniste në këtë vend”.

DawLujen gjithashtu kujtoi ndërhyrjen e Amerikës në zgjedhjet e vendeve të tjera të botës si në Kili, Argjentinë, Japoni, Gjermaninë Perëndimore, Brazil, Indonezi, Liban, Malajzi dhe Iran gjatë dekadave të kaluara dhe theksoi: “Amerika në të shumtën e rasteve ka mbështetur grupet dhe kandidatët që ndjekin politikë në harmoni me qëndrimet e Uashingtonit. Dy e treta e rasteve të ndërhyrjes së Amerikës në zgjedhjet e vendeve të tjera, ishte sekrete dhe një e treta e tyre ishte ndërhyrje e hapur”. Në bazë të këtij raporti vihet re se Amerika prej 70 vitesh ka investuar në ndërhyrjen e saj në procesin zgjedhor të vendeve të tjera. Dhënia e ryshfeteve, hapja e kanaleve televizive dhe radiofonike, embargot ekonomike, sanksionet dhe agresionet ushtarake, janë pjesë e investimeve të Amerikës për të ndërhyrë në fatin e shteteve të vendeve të tjera. Për realizimin e objektivave të saj, Amerika nis propagandën dhe zbatimin e projekteve në vendet e tjera disa vite përpara organizimit të zgjedhjeve me qëllim që politikat e vendeve të tjerë të koordinohen dhe përputhen me politikat e Amerikës. Vitet e fundit ndërhyrja e Amerikës është përqendruar në vendet e bllokut lindor me anë të mbështetjes së revolucioneve me ngjyrë. Kulmi i ndërhyrjeve të Amerikës, është vënë re në vende si Çekia, Ukraina dhe Gjeorgjia dhe më pas në Rusi, përpjekje që dështuan. Shumë media amerikane pretendojnë se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 me qëllim që të ndikojë në favor të Donald Trump në garën e tij elektorale kundër demokrates Hillary Clinton. Këto media bazohen në kontaktet e shtabit elektoral të Donald Trump me Rusinë, në aktivitetet destruktive të këtij shtabi kundër Hillary Clinton dhe duke u zbatuar në dokumentet e publikuara nga Wikileaks. Mirëpo në zgjedhjet e fundit të zhvilluara në Rusi, Amerika ka përdorur të njëjtat metoda për të mbështetur rrjedha pro-perëndimore në Rusi dhe për t’iu kundërvënë qeverisë ruse. Kjo mbështetje e Amerikës për rrjedha pro-perëndimore në Rusi është bërë me qëllim që presidenti Vladimir Putin të mos vijë në pushtet. Kjo është pikërisht proverba “ Kush i bën gropën tjetrit, bie vetë”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne