Amerika vazhdon ti japë ndihma ushtarake organizatës terroriste PYD

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë mbështetjen ushtarake për PYD-në, krahun e organizatës separatiste terroriste PKK në Siri.

Një ditë më parë, 70 kamionë që transportonin edhe ndihma ushtarake, duke kaluar gjatë orëve të ditës nga porta Simelka në kufirin e Irakut, hynë në qytetin e kontrolluar nga organizata terroriste.

Në autokolonën që shkoi në Haseke, tërhoqën vëmendje automjet ushtarake të mbuluara por që dukeshin.

Pas monitorimit nga Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli (AA) të ndihmave ushtarake të SHBA-së për PKK-PYD në muajin qershor, armët dhe pajisjet e tjera ushtarake kishin filluar të bëheshin natën dhe me kamionë të mbuluar.

Në datat 13, 17 dhe 21 gusht dhe 3 shtator 330 kamionë të mbuluar ishin evidentuar të bënin transport gjatë natës nga Iraku për në Haseke që mbahet nën kontrollin e PKK/PYD.

Që nga muaji qershor e deri më sot, nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i janë dërguar PKK/PYD 1 mijë e 441 kamionë me ndihma dhe dihet se brenda disa prej tyre transportonin armë dhe pajisje të tjera ushtarake./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne