Amerika vendos të mbyllë përfaqësinë e Palestinës në Uashington

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbyllin përfaqësinë e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) në Uashington.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson bëri të ditur se nuk do të zgjasin afatin e pezullimit të mbylljes së përfaqësisë, që skadon në fund të këtij muaji.

Një prej autoriteteve të këtij departamenti bëri të ditur se në rast të mos tërheqjes së ankesës së Organizatës për Çlirimin e Palestinës nga Gjykata Penale Ndërkombëtare kundër Izraelit dhe në rast të mos marrjes pjesë në negociata drejtpërsëdrejti me Izraelin, parashikohet mbyllja e përfaqësisë.

Kurse Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Saib Erekat tha se në rast të mbylljes së zyrës në Uashington, do të ndërpresin të gjitha marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne