Amerikanët do bëjnë ambasadë në tokë të vjedhur në Jeruzalem

Kellyanne Conway, menaxherja e fushatës zgjedhore e presidentit Donald Trump deklaroi më parë se zhvendosja e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem ishte një “prioritet i madh” i administratës Tramp. Ajo shtoi: “Është diçka që miku ynë në Izrael, miku i madh në Lindjen e Mesme do ta vlerësonte si diçka për të cilën shumë amerikanë cifutë kanë shprehur preferencën e tyre”.

Ndërkohë, nga një fragment që tashmë është hequr nga artikulli në internet, Times of Israel ka raportuar se ekipi i administratës së Trampit “kishte filluar të merrej me mënyrën e lëvizjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi si dhe po shikonte për ndonjë tokë për ndërtimin e saj. Toka e perzgjedhur për ndërtimin e ambasadës në fjalë dikur kishte shërbyer për kazermat e Allenbyit, një vend i garnizonit të ushtrisë britanike gjatë mandatit të saj në Jeruzalem.”

Megjithatë, siç u zbulua më vonë nga raporti i veçantë i Walid Khalidit, botuar fillimisht në revistën e studimeve të Palestinës (Journal of Palestine Studies), vendi i përzgjedhur për ndërtimin e ambasadës amerikane kishte qene një pronë private palestineze vakf e vjedhur, e cila u përkiste familjeve palestineze. Raporti i tij thekson se kjo levizje dëmton Ameriken dhe shkel ligjin ndërkombëtar duke dhënë impaktin e mëposhtëm:

Ligji i okupimit zbatohet në Jeruzalem. As ligjet izraelite as ato amerikane nuk kanë ndikim në statusin e Jerusalemit si qytet i pushtuar. Lëvizja e ambasadës nuk e ndryshon faktin se Izraeli është okupator, por do të kundërshtonte qëndrimin e marrë nga çdo administratë amerikane që nga viti 1967 dhe do të shkelte ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat e OKB-së. Këtu përfshihet rezoluta 478 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1980, e cila shpalli deklaratën e Izraelit për Jerusalemin si kryeqytetin e saj “të pavlefshëm”.

Më 18 janar 1989 u nënshkrua marrëveshja e qiradhënies dhe blerjes së tokës ndërmjet Izraelit dhe Amerikës, për vendin e ambasadës amerikane në atë që njihej dikur si Kazermat Allenby. Pjesa më e madhe e tokës në këtë zonë i përket refugjatëve palestinezë, përfshirë pronësinë private dhe tokën vakf. Ai vëren një gjë dhe thotë se është e papërshtatshme që ambasada e ardhshme e Shteteve të Bashkuara të ndërtohet mbi një tokë që është pronë e vjedhur.

Më 21 korrik 1989, Francis A. Boyle nga Universiteti i Ilinoisit shkroi një memorandum mbi implikimet ligjore të marrëveshjes së qirasë, duke argumentuar se shpronësimi i pronës private apo pronës vakf në Jerusalem ishte i paligjshëm; vetë marrëveshja e qirasë ishte e paligjshme; dhe se Kongresi e ka të ndaluar ligjërisht të sigurojë fonde për zbatimin e marrëveshjeve të tilla.

Zhvendosja e ambasadës amerikane nënkupton miratim të pushtimit izraelit të Jeruzalemit dhe paracakton të ardhmen e zgjidhjes të statusit përfundimtar të Jeruzalemit. Kjo mbështetje përfshin njohjen e vendbanimeve të paligjshme izraelite dhe konfiskimin me shumicë të pronës së refugjatëve palestinezë.

Për këto arsye, lëvizja e ambasadës dëmton rëndë rolin amerikan në Lindjen e Mesme, veçanërisht pasi që kundërshton dhe refuzon angazhimet dhe garancitë e të gjitha administratave të mëparshme amerikane që nga viti 1967. Implikimet e një lëvizjeje të tillë për pozitën e Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme do të jenë të rënda, duke përfshirë ndikimin e saj jo të favorshëm në regjimet e shumta arabe që deri tani kanë bërë një sy qorr ndaj mbështetjes amerikane për Izraelin.

Impakti brenda Palestinës dhe palestinezëve në vende të tjera ka gjasa të jetë i madh, qoftë në Jeruzalem, në Bregun Perëndimor, në Rripin e Gazës, ose në mesin e 1,2 milionë qytetarëve palestinezë të shtetit të Izraelit. Së fundi, duke pasur parasysh se sa e rëndësishme është çështja e Jerusalemit për muslimanët në mbarë botën, dhe veçanërisht në një kohë kur grupet radikale islamike shfrytëzojnë sistematikisht çështjen e Palestinës, lëvizja e ambasadës amerikane në Jerusalem përbën një provokim potencialisht shpërthyes./mondoweiss/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne