Amerikanet masakrojne te burgosurin qe do ekzekutonin

Amerika eshte nje nga vendet qe vret dhe ekzekuton me shume te burgosur ne bote. Rekordi i saj ne vrasje mund te krahasohet me vrasjet ne Arabine Saudite apo Kine. Por ka raste kur vrasjet qe ajo i ben te burgosurve shkojne tmerresisht frikshem. Kjo ka ndodhur para pak ditesh kur nje skuadër policesh vrases në Alabama të Shteteve të Bashkuara e la një të burgosur që ndodhet në sektorin e “krahut të vdekjes” me dhjetëra vrima në këmbët dhe barkun e tij në një përpjekje të dështuar për t’i bërë injeksionin fatal të enjten në mbrëmje.

Ekzekutimi ishte programuar për vrasësin e dënuar dhe të mbijetuarin e kancerit Doyle Lee Hamm, i cili kishte vrarë punonjësin e motelit Patrick Cunningham më 1987. Hamm ka qëndruar në “krahun e vdekjes” që prej dhjetorit 1987 kur u dënua për vrasjen e Cunningham.

Viktima, një punonjës i Anderson’s Motel në Cullman, u qëllua në kokë gjatë një grabitjeje, nga e cila hajduti përfitoi vetëm 410 dollarë.

Ekzekutimi i Hammit nisi të enjten vonë pas disa apelimeve të dështuara të momenteve të fundit, sipas NBC News. Por pas disa minutash me përpjekje të vazhdueshme ai u la sepse skuadra nuk arriti t’i gjente një venë ku të mund të kryenin injeksionin.

Përpjekjet përfunduan në atë që avokati i Hammit Bernard Harcourt e cilësoi si torturë, duke shpjeguar se i burgosuri mbeti me mbi 12 vrima në këmbët dhe barkun e tij, disa prej të cilave mund t’i kishin penetruar në veshka ose në arterien femorale. Kjo skene makaber eshte dicka e zakonshme ne burgjet e Amerikes ku te burgosurit trajtohen si skllever dhe kavie te korporatave mizore amerikane te cilet nuk kane aspak respekt per te drejtat e njeriut ne burgjet e Amerikes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne