Amerikanët paralajmërojnë të vetët: Protesta studentore do të vazhdojë; zonat që duhet të shmangni

Një komunikatë e Ambasadës Amerikane në Tiranë drejtuar qytetarëve të vet kërkon që të shmangen zona të caktuara në Tiranë dhe në qytete të tjera. Ambasada, raporton Politiko.al, thekson se pritet që protestat e studentëve të vazhdojnë “derisa të ketë një pakt mes tyre dhe qeverisë për kostot e studimit dhe strehimit”.

Më tej thuhet në njoftim:

“Nënshtetasit amerikanë nxiten që të monitorojnë median lokale dhe të shmangin sheshin Nënë Tereza dhe çdo zonë tjetër ku ka informacion që një demonstratë është në zhvillim apo pritet të ndodhë”.

Përveç sheshit Nënë Tereza dhe qyteteve të tjera në Shqipëri, komunikata fut në listë edh Qytetin Studenti ku Forumi Rinor i Partisë Demokratike po përkujton 8 dhjetorin ’90, ditën e Lëvizjes Studentore ku e patën zanafillën ndryshimet e regjimit në Shqipëri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne