Lavdrim Muhaxheri, pjesëtar i organizatës terroriste, ISIS, është vrarë sot gjatë një sulmi amerikan kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik në Siri.
Burime të Gazetës Metro, brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se Muhaxheri është vrarë nga një sulm me dron i kryer nga forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bashkë me Muhaxherin, mësohet të jetë vrarë edhe Bilall Haqifi, vëllai i Ridvan Haqifit, gjithashtu ish pjesëtar i ISIS, i vrarë në shkurt të këtij viti.

Për vrasjen e Muhaxherit, kanë filluar edhe ngushllimet nëpër rrjete sociale, nga të afërm apo përkrahës të rrymave radikale islame.

“Allahu të pranoft o Luan Allahu të knaqtë në Xhennet me Pejgamberin Salallahu Alejhi We Selam do të na mungosh Vllaqkoo Shembelltyr ke qenë për ne. Shehid InshaAllah Ebu Abdullah (Lavdrim Muhaxheri)”, ka shkruar në Facebook, personi me emrin Sheukan Koraqi.

57