Një 26-vjeçar nga Florida ka pranuar se ka dashur të pengojë ushtrimin e lirë të besimit në një xhami nëpërmjet kërcënimit me një bombë shumë të rrezikshme, thanë të premten prokurorët federalë.

Dustin Allen Hughes nga Cutler Bay, Florida, e pranoi fajin të enjten gjatë një seance në Qarkun Jugor të Floridës, thanë prokurorët federalë në një deklaratë.

Ai pritet të përballet me 20 vjet burg kur të dënohet më 6 shtator.

Hughes pranoi se kishte telefonuar xhaminë Jamaat Ul Muaqeen në Pembroke Pines, Florida, më 5 maj dhe i kishte lënë një mesazh zanor të mbushur me plot urrejtje dhe ofendime, ku denigronte Islamin dhe kërcënonte se do ta hidhte në erë xhaminë, thotë deklarata e prokurorisë.

Sipas deklaratës së prokurorisë, në mesazh, Hughes thoshte se kishte një detonator me të cilin do të shpërthente në ajër faltoren e muslimaneve, dhe se të gjithë do të digjeshin në flakë pasi të mbaronte aksioni shpërthyes.

Përfaqësuesit e ligjit u kontaktuan dhe u përgjigjën menjëherë, por në xhami nuk gjetën ndonjë bombë, thanë prokurorët.

“Departamenti i Drejtësisë do të vazhdojë ti ndjekë me ashpërsinë e forcës së ligjit krimet e urrejtjes në mënyrë që të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh se si ata falen, të mund të jetojnë jetën e tyre lirshëm dhe pa frikë”, tha në deklaratë John Gore asistenti i veprimit në Prokurorinë e Përgjithshme./yenisafak/Gazeta Impakt

30