Një amerikan i bardhe i krishtere, i cili udhëtoi mbi 1.600 kilometra për të bërë seks me një vajzë 9-vjeçare, është arrestuar gjatë një operacioni sekret të policisë në Florida.
Mark Andrew Nichols udhetoi nga shtëpia e vet në Austin, Teksas, deri në një adresë në Orlando, Florida, ku u kap me dy xhepa të mbushur me ëmbëlsira dhe një shishe lubrifikant, transmeton Express.
Policia në Orlando ka thënë se 64-vjeçari iu ishte përgjigjur një ueb-sajtit të rremë që detektivët e kishin krijuar, të cilët ishin shtirur si prindër që dëshironin të mësonin gjëra të reja rreth rritjes së fëmijëve të vegjël.
Gjatë një bisede me njërin prej detektivëve, i cili ishte shtirur si prindi i një 9-vjeçareje, Nicholas kishte kërkuar të kryente marrëdhënie seksuale me 9-vjeçaren dhe e kishte diskutuar planin e tij në detaje, sipas policisë.
Policia ka thënë se ai po ashtu i kishte dërguar mesazhe seksuale një personi për të cilin besonte se ishte vajza 9-vjeçare, i cili i kishte kërkuar atij të sillte me vete ëmbëlsira.
Pas arrestimi Nicholas akuzohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një vajzë nën moshën 12-vjeçare dhe për sjellje të paturpshme e pacipë. / Express
47