Amerikë Latine: Edhe më Kolumbi protestohet kundër vendimit të Amerikës për Jeruzalemin

BOGOTA – Në Kolumbi është protestuar kundër vendimit të SHBA-ve për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”.

Një grup i protestuesve, në mesin e të cilëve kishte edhe palestinezë të cilët jetojnë në këtë shtet, u mbodhën në rrugën ku ndodhet ambasada e SHBA-ve në Bogota, ku protestuan kundër vendimit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”.

Protestuesit të cilët marshuan deri te hyrja e ambasadës me flamuj të Palestinës, brohoritën slogane kundër SHBA-ve dhe Izraelit.

Grupi pas protestës, ku policia kishte marrë masa, u shpërnda nga rajoni.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne