Ish komandanti i Izraelit: Ushtria jonë duhet ti ‘shkatërrojë palestinezët’, nëse do ketë luftë të re

Ish komandanti i Forcave të Armatosuara Izraelite (IDF) Amiram Levin tha se Izraeli u tregua “shumë i butë” gjatë Luftës Gjashtë Ditore, dhe u zotua se palestinezët do të nxirreshin në “anën tjetër të lumit Jordan”. Deklarata erdhi në mesin e tensioneve mbi vendimin e Trumpit për Jeruzalemin.

“Ne duhet të angazhohemi në negociata të forta që mos të kthehemi më në kufijtë e vitit 67, tha Levin për Maariv daily, një figurë kryesore e Partisë Laburiste, duke iu referuar kufijve të Izraelit para Luftës Gjashtë Ditore arabo-izraelite të 1967-ës. Maariv daily publikoi disa pjesë nga intervista të mërkurën, ndërsa artikulli i plotë pritet të dalë të premten.

Levin tha se palestinezët refuzuan të pranonin planin ndarës ndërmjetësuar nga OKB dhe filluan luftën e vitit 1967. Ai paralajmëroi se Izraeli duhet të tregohet shumë më i ashpër nëse shpërthen një konflikt tjetër, pasi dikur u tregua “tepër i mirë”.

“Ne do ti japim [palestinezëve] një karotë në formën e një shteti dhe nëse nuk do ta duan, do i bëjmë copë,” tha Levin. “E kam thënë shumë herë në të kaluarën se herën tjetër që do kemi luftë, ata nuk kanë për të qëndruar më këtu, do t’i çojmë në anën tjetër të lumit Jordan. Kështu duhet të luftojmë. U treguam shumë të mirë në ’67-ën.”

Intervista nuk qartësoi mendimin e tij mbi shtetin palestinez në përgjithësi. Megjithatë ai është kundër prishjes së vendbanimeve çifute në territoret palestineze dhe Bregun Perëndimor, një tjetër çeshtje delikate në marrëdhëniet izraelito-palestineze.

“Nuk e imagjinoj dot të ketë duartrokitje [në Izrael] për heqjen e vendbanimeve. Njerëzit jetojnë aty në shtëpitë e tyre, pasi ne i kemi dërguar në to. Përkundrazi, falë kolonëve ne mbajmë kontrollin e vendbanimeve sipas marrëveshjeve. Qyteti i Davidit do të jetë i yni,” tha Levin.

“Sot, Jeruzalemi është i ndarë. Shumica e lagjeve [palestineze] nuk janë të përfshira. Përkundër kufijve të 67-ës, ne duhet të zgjerohemi më tej që zonat e tjera të bëhen tonat’.

Vendbanimet izraelite u dënuan gjerësisht nga OKB, a cila thotë se ato nuk kanë “vlefshmëri ligjore” dhe janë “pengesë kryesore” për paqen.

Presidenti Amerikan Donald Trump e njohu Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit më 6 dhjetor. Lëvizja provokoi menjëherë një valë protestash të dhunshme në të gjithë Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën. Vendimi i Trampit gjithashtu u denoncua nga fuqitë botërore dhe organizatat ndërkombëtare, ndërsa Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) e quajti lëvizjen “një sulm” mbi të drejtat e popullit palestinez.

Të enjten, grupi terrorist Shteti Islamik (IS, ish ISIS) kërcënoi me sulme Shtetet e Bashkuara, në hakmarrje ndaj lëvizjes së liderit amerikan. Më herët, Hamasi ripërtëriu thirrjen për një intifadë të re./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne