Amnesty International: Koalicionit amerikan ka vrarë 1600 civilë në Raka të Sirisë

Organizata Amnisti International në një raport të saj ka deklaruar se sulmet e kryera nën drejtimin e Amerikës në qytetin Raka i cili njihej si kryeqytet i pushtetit të grupit terrorist ISIS në Siri gjatë vitit 2017, kanë vrarë 1600 civilë sirianë dhe kjo shifër është dhjetë herë më e madhe se sa ato statistika të cilat i ka deklaruar koalicionit amerikan.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se organizata Amnisti International dhe grupi “Airwars”me seli në Londër dhe i cili ishte themeluar në vitin 2014 për të vëzhguar ndikimin e fushatës nën drejtimin e Amerikës kundër grupit terrorist ISIS, raportin e tyre e kanë hartuar në bazë të hulumtimeve 18 mujore në lidhje me viktimat civile në Siri duke përfshirë edhe sulmet dy mujore kundër qytetit Raka.

Këto organizata kanë thënë se rezultatet e hullimeve tregojnë se sulmet e koalicionit ushtarak amerikan në mënyrë të drejtpërdrejtë janë përgjegjës për vrasjen e mbi 1600 civilëve sirianë në Raka të Sirisë.

Në këtë raport është theksuar se rezultatet e këtyre hulumtimeve tregojnë përmasat e gjera të shkeljes së ligjeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe ne kërkojmë nga anëtarët e koalicionit amerikan që të formojnë një fond për të paguar dëmshpërblim për viktimat dhe familjarët e tyre në Siri./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne