Amnesty International ka reaguar kundër burgosjes arbitrare të ueblogerit saudit Raif Badavi nga ana e regjimit Al Saud.

Kjo organizatë këtë veprim të autoriteteve saudite e ka quajtur krim dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistit Badavi. Raif Badavi, uebloger saudit u burgos nga autoritetet saudite për shkak të pikëpamjeve të tij politike dhe fetare dhe është dënuar me 5 vjet burgim. Raif Badavi është fitues i çmimit “Sakharov” për lirinë e shprehjes që ndahet nga Parlamenti Evropian. Amnesty International ka thënë se regjimi Al Saud vazhdon persekutimin e opozitarëve dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite. Vlen të theksohet se Arabia Saudite është vendi i vetëm në botë që ndalon gratë të ngasin makinat./ PT

10